Ronaldo xheloz, flitet ndarja me Nereidën
Romë- Disa javë më parë dukeshin të lumtur dhe shumë pranë njëri-tjetrit. Por, në kthimin nga pushimet Cristiano Ronaldo duket se e ka lënë të dashurën e tij, Nereida Gallardo.
Motivi, nuk është shumë i qartë, edhe pse ‘Sun’, që ka publikuar lajmin ka cituar disa media portugeze, shpjegon se arsyet duhen kërkuar në të shkuarën e modeles.
Javët e fundit është folur shumë për lidhjen që Nereida kishte me Sergio Ramos, lojëtar i Real Madrid. Pikërisht skuadra që së fundi po përpiqet të joshë talentin portugez.
Mes arsyeve të fundit të historisë së dashurisë mendohet se është edhe xhelozia e asit portugez për të shkuarën e nxehtë të së fejuarës së tij.
Sipas ‘Sun’ pikërisht mundësia për të ndarë së bashku dhomat e zhveshjes me ish të dashurin e të fejuarës mund të jetë origjina e një vendimi të Ronaldos për t’i dhënë fund lidhjes me modelen.
«Ditët e fundit Ronaldo ka marrë vesh disa hollësi që më parë i kishte injoruar”- ka thënë një mik i tij, për tabloidin anglez. Sipas tij, sigurisht që këto nuk i kanë pëlqyer. Por, Nereida, 24-vjeç vazhdon të përgënjeshtrojë zërat që qarkullojnë për fundin e historisë mes tyre.
“Nuk ka kuptim gjithë sa thuhen. Me Cristianon kam folur edhe sot. Ashtu si bëjmë gjithmonë. Jemi akoma bashkë, më do dhe e dua gjithashtu”- ka thënë vajza, pas thashethemeve të shumta rreth një ndarjeje të mundshme mes tyre.
Marrë nga Corriere della Sera