Fluks turistësh nga Kosova në Shqipëri
15 korrik, ora 15:20 – Numri i turistëve kosovarë që kanë vendosur të kalojnë pushimet në Shqipëri është në rritje të vazhdueshme.
Sipas të dhënave zyrtare, janë rreth 7000 kosovarë që kanë hyrë nga pika doganore e Morinës ditët e fundit. Sipas vetë pushuesve ata nuk kanë patur problem në hyrje ndërkohë që edhe procedurat e kalimit kufitar kanë qenë të shpejta.
Megjithë punimet që po bëhen në rrugën Morinë Kalimash, turistët thanë se ishin të lumtur që do të kalonin pushimet në bregdetin shqiptar.