E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Kamzes, 1 milion leke per te permbytyrit

Bashkia e Kamzes ka ofruar nje fond prej 1 milion leke te reja, per te ndihmuar banoret e zonave te permbytura ne Veriperendim te Shqiperise. Kryetari i bashkise se Kamzes, Xhelal Mziu se bashku me nje grup pune nga kjo bashki kane vizituar dje komunat e permbytura ne zonen e Shkodres; ate te Dajcit, Anes se Malit dhe Gurit te Zi, etj, per te pare nga afer gjendjen dhe nevojat per ndihme ne keto zona. "Asistenca e bashkise qe une drejtoj do te jete me nje fond prej 1 000 000 leke, kontribut ky ne ndihme te familjeve te permbytura", ka pohuar kryetari i bashkise se Kamzes, Xhelal Mziu. Sipas tij, bashkia Kamez do te vijoje te kete gatishmerine maksimale, duke dhene kontributin e saj financiar e logjistik ne sherbim te ketyre banoreve per situaten e krijuar nga reshjet e shumta te diteve te fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›