E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodra nen uje, bie intensiteti i permbytjeve

Bie niveli i ujit ne Qarkun e Shkodres, por siperfaqet e permbytura vijne ne rritje, megjithese jo te larta. Disa prej lagjeve dhe fshatrave kane shenuar renie te ujit deri ne 20 centimetra, pas prurjeve te lumenjve Drin dhe Buna, por dje kane plasur kanalizimet ne qytetin e Shkodres, ku lagjja ne hyrje ka pesuar nje permbytje nga uji. Ministria e Brendshme dhe Shtabi i Emergjencave raportuan mbreme renien e nivelit te prurjeve dhe te hidrocentraleve ne Fierze, Koman dhe Vau i Dejes me disa centimetra, por problematike ka qene situata ne Uren e Drinit, pasi shkarkimet demtuan nje prej kembeve te saj dhe bllokuan qarkullimin e mjeteve ne aksin Tropoje-Kukes apo lidhjen me Shkodren. Dje jane zhytur ne uje mbi 100 shtepi te tjera, ne krahasim me shifrat e te enjtes, mbi 100 ha toke dhe jane evakuuar rreth 1 mije persona me shume, duke ulur numrin e te rrezikuarve neper banesa.
"Vazhdon intensivisht evakuimi i komunitetit kryesisht ne bashkine Shkoder, lagjet "Bacallek", "Ajasem", "Livade", njoftoi Shtabi dje ne mbremje. Keto lagje te qytetit diten e djeshme jane zhytur ne uje, megjithese ne Obot, Dajc apo Ana e Malit ka pasur renie te nivelit te ujit ne disa centimetra. Kritike mbetet gjendja ne fshatin Pentar te Dajcit ku duhen evakuuar banoret, ndersa ushtria ka zbarkuar pothuajse e gjitha ne keto zona me mjete te renda. Rruga kombetare eshte e pakalueshme per mjetet e vogla dhe levizin me veshtiresi fuoristradat dhe mjetet e renda. Ura e Berdices serish dje ka pasur permbytje dhe zona perreth, kurse nje pjese e familjeve jane vendosur ne katet e dyta. Jane derguar rreth 100 pako me ushqime ne komunen Bushat, 300 pako ne Dajc, 200 pako ne Ana e Malit, si dhe prane bashkise Shkoder.
"Aktualisht jane te akomoduar 214 persona te fshatit Kuc, komuna Guri i Zi, ne konviktin e shkolles industriale te qytetit Shkoder, ndersa ne hotel "Rozafa" jane akomoduar 76 persona nga lagjja "Salo Halili". Jane vene ne dispozicion konvikte te shkollave dhe hotele te ndryshme", njoftoi Ministria e Brendshme. Gjithashtu eshte marre vendimi per te verifikuar te gjitha familjet e demtuara, me qellim qe ndihmat te mos shkojne dem dhe te mos abuzohet. Po verifikohet edhe numri i familjeve dhe personave te pa evakuuar, qe te mos rrezikohen jetet e tyre. Postblloqet e policise nuk kane lejuar qarkullimin e mjeteve ne zonat problematike
Deri dje ne mbremje Shtabi i Emergjencave ne Shkoder ka evidentuar 10270 hektare toke te permbytur nga vershimi i ujerave, me nje rritje jo shume te ndjeshme ne krahasim me diten e enjte, ose vetem 100 hektare me shume. Numri i personave te evakuuar eshte rritur me rreth 1 mije vete dhe u raportuan 3.850 njerez te nxjerre nga zonat e rrezikut te permbytjeve. Nderkohe qe eshte rritur dhe numri i shtepive nen uje, nga 2.080 qe ishte te enjten, ne 2.205 banesa mbremjen e djeshme. Me te prekura nga permbytjet jane komuna Dajc me 2 mije ha toke dhe 1187 shtepi, Ana e Malit me 1.370 ha dhe 180 banesa, Velipoje me 2 mije ha dhe 50 shtepi, Berdica me 1800 ha dhe 130 shtepi, komuna Bushat me 1700 ha dhe 200 shtepi, Guri i Zi dhe Qender me 1.150 ha dhe 208 banesa se bashku. Kurse bashkia e Shkodres figuron me 250 ha te permbytura dhe 320 shtepi nen uje.
Banoret ne Berdice, shfaqin probleme shendetesore
Sherbimet shendetesore ne zonat e permbytura, sipas Ministrise se Shendetesise jane maksimale. Ne komunat Dajc dhe Ana e Malit vazhdon sherbimi 24 oresh dhe nuk ka rritje te semundshmerise. Ne Gurin e Zi, ambulanca e fshatit Kuc eshte e izoluar nga uji, kurse ne Berdice ambulanca ne Trush dhe Berdicen e Siperme jane te izoluara nga uji.
Jane te pajisura me te gjitha medikamentet e emergjences sherbimet perkatese dhe vazhdon sherbimi i panderprere. Ne kete zone raportohet se ka rritje te lehte te semundshmerise dhe kryesisht jane probleme te rrugeve respiratore, frymemarrjes.
Per dy lagjet qe ndodhen buze lumit Drin, Bahcallek dhe Ajasem, situata shendetesore raportohet nen kontroll. "Per pritjen e popullates se evakuuar funksionojne te gjitha qendrat e pritjes dhe tashme eshte futur ne eficence sherbimi shendetesor prane ketyre qendrave sipas grafikut te parapergatitur", njoftoi dje Shtabi i Emergjencave, kurse ne Lezhe nuk shfaqen probleme ne popullate.
Shkoder, udhetimet ne rruge dytesore
Shkarkimet dje kane rritur nivelin e ujerave ne zonat e permbytura, komuna Bushat dhe Berdice, nderkohe strukturat e ushtrise kryejne operacione per evakuimet e banoreve te fshatrave Mali Jushit dhe Trush. Aktualisht aksi nacional Shkoder-Tirane, ne vendin e quajtur "Harku i Berdices", eshte perkohesisht i bllokuar dhe qarkullimi i automjeteve per ne Tirane kryhet ne drejtimin Kryebushat-Mjede-Guri Zi-Shkoder dhe anasjelltas.
Strukturat e ushtrise dhe te policise jane te perqendruar kryesisht ne komunat Dajc, Ana e Malit, Berdice, Guri i Zi, Velipoje dhe lagjet e rrezikuara te bashkise Shkoder.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›