Malaj: Do te kthejme shpresen dhe besimin

"Ne do te kthejme shpresen dhe besimin e se ardhmes. Do ta fitojme kete sfide si pergjegjesi morale dhe politike ndaj te gjithe shqiptareve", u shpreh Malaj.
Ish-ministri i Financave, theksoi se programi synon uljen e papunesise,rikthimin e stabilitetit makro-ekonomik si dhe rivendosjen e disiplines buxhetore imediate.
Edhe ekspertja Rudina Seseri, vuri theksin se punesimi eshte nje pike kyce, qe do te realizohet permes investimeve dhe politikave te duhura.
"Mbeshtetje punesimit te kategorive ne veshtiresi, grave dhe te rinjve, si dhe ulje e punesimit te femijeve", u shpreh Seseri.
Prezantimi
Te vendosur ne podiume te vecanta, ekspertet e perzgjedhur te Rames kane folur per aspekte te ndryshme te programit qeverises per kater vitet e ardhshme, nese Partia Socialiste fiton zgjedhjet.
Ekspertet kane folur per ekonomine, arsimin, shendetesine, barazine, levizjen e lire, bujqesine e mjedisin.
Po ashtu eshte theksuar edhe mbeshtetja e te rinjve, grave dhe shtresave ne nevoje. (Vijon)