E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Duhet taksim i shkallëzuar. Sduhet abuzuar me tatimin progresiv

Arben-Malaj1Tiranë- Kandidati i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit, Arben Malaj në një konferencë shtypi të mbajtur paraditen e sotme parashtroi disa nga sfidat që pritet të përballet ekonomia shqiptare pas votimeve.

Malaj, duke iu referuar të dhënave aktuale ekonomike të vendit, tha se duhet një taksim i shkallëzuar ekonomik.

“Nuk duhet abuzuar me tatimin progresiv. Pa një rritje ekonomike, e cila rrit të ardhurat, është e pamundur që të kemi një rritje ekonomike të qëndrueshme për të përballuar sfidat,-tha ai.

Sipas Malajt debatet janë të nxehta në fushatë, por partitë politike duhet të jenë të përgjegjshme. Pasojat e krizës ekonomike do të rëndojnë mbi taksapaguesit shqiptarë”,- u shpreh më tej Malaj.

Deputeti Malaj tha se vendit i duhet një administratë e re fiskale, që të adresojë problemet ekonomike në mënyrë që vendi të dalë nga kriza e të mos zhytet më tej.

Malaj në përgjigje të deklaratave të Shpëtim Gjikës për tu tërhequr nga gara tha se krerët e Bashkive e ato të Komunave duhet të bëjnë mirë punën e tyre.

Do të jem pro reformave kundër populizmit,-tha Malaj. Malaj tha se Nano vijon të jetë mbështetës i fushatës së tij elektorale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›