E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Inflacioni 2,9% në shtator, nën mesataren e BE-së

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se Shqipëria regjistroi një normë inflacioni prej 2,9% në shtator, më e ulët kjo se mesatarja e Bashkimit Europian.

Në një postim në rrjetet sociale, Malaj theksoi se ky tregues pasqyron qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe masat e ndërmarra për të përballuar presionet e çmimeve.

Ministri Malaj bëri të ditur se, për monitorimin e tregut të karburanteve, është rikthyer Bordi i Transparencës, ndërsa një tjetër mekanizëm në dispozicion është ulja e akcizës, me synim zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve.

Malaj u ndal edhe te Pasqyra e Çmimeve, si një instrument për rritjen e transparencës dhe për t’u mundësuar qytetarëve krahasimin e çmimeve të produkteve të përditshme.

Sipas Malajt, objektivi është ruajtja e qëndrueshmërisë së çmimeve dhe mbështetja e fuqisë blerëse të familjeve shqiptare.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›