E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Transformim rrënjësor i portës hyrëse të Durrësit

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Rruga hyrëse e qytetit të Durrësit ka pësuar një ndryshim rrënjësor pas rikonstruksionit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama ndau pamje nga rruga “Adria”, e cila ofron më shumë hapësirë lëvizjes së këmbësorëve dhe çiklistëve.

Një nga elementet kryesore të projektit është edhe ndërtimi i një sistemi të ri të kanalizimit të ujërave të shiut.

“Transformim rrënjësor i portës hyrëse. Rruga me trotuare të reja, korsi biçikletash, ndriçim modern, sinjalistikë dhe gjelbërim, së bashku me një sistem të ri të kanalizimeve të ujërave të shiut, që i jep zgjidhje një problemi shumëvjeçar të përmbytjeve në hyrje të qytetit”, shkruan Rama.

Ky investim është një tjetër hap në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës urbane dhe rritjes së cilësisë së hapësirave publike në qytetin e Durrësit.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›