Malaj: Katër arsye pse s’duhej përjashtuar Islami

Malaj dha katër arsye, sipas të cilit, deputeti Islami nuk duhej përjashtuar, duke theksuar se kjo nuk i shërben sfidave të Partisë.
“Penalizimi politik krijon premisa negative në ushtrimin e mandateve politike, duke i shndërruar deputetët në thjeshtë “kartonë solidare”, pa të drejtë analize dhe qëndrimi edhe individuale”, thotë Malaj.
Se pari – Ritheksova ne kryesi konceptin qe efikasiteti i një force politike vjen nga fleksibiliteti i saj dhe jo nga masa përjashtuese, apo disiplina formale. Masat ndëshkuese e përjashtuese do të jenë të dëmshme për sfidat politike të PS-së.
Se dyti – Këtë koncept te organizmit dhe drejtimit te PS-se nuk e trajtova thjeshte për rastin Islami, por ja kam paraqitur edhe grupit të punës në PS qe po punonte për përmirësimin e statutit te PS. Pra është një diskutim për mentalitetin si behet fituese PS dhe jo një diskutim pro dhe kundër një rasti të veçantë.
Se treti – Aq më pak ne nuk duhet të synojmë rritjen e efikasitetin tonë politiko-elektorale duke rritur masat ndëshkimore ndaj çdo deputeti socialiste edhe ne rastet kur mospjesëmarrja ne votime apo votimi abstenues, nuk prodhon një rezultat politike negative për PS-ne, por “shkelje të disiplinës”. Me mospjesëmarrjen e tyre koleget deputet te PS nuk i sollën një dështim politik PS-se ne votimin përkatës.
Se katërti – Aktiviteti konkret i çdo deputeti mund të shërbej si element vlerësimi për karrierën e tij politike por në asnjë rast mungesa në seancë parlamentare, mos votimi, apo votimi abstenues të shërbejnë për të çregjistruar kolegë nga Grupi Parlamentare. Shtimi i rasteve statutore kur një deputet penalizohet politikisht krijon premisa negative ne ushtrimin e mandateve politike, duke i shndërruar deputet ne thjeshte “kartonë solidare”, pa të drejtë analize dhe qëndrimi edhe individuale. /Start/
2011-12-21 08:55