Malaj: Kongresi i PS spastroi ata që kritikojnë kryetarin
Anëtari i Kryesisë së PS-së flet pas Kongresit. Angazhimin për atë që duhet të bëjmë më mirë sdo ta shkëmbej me karrige në Kryesi
Malaj ka komentuar edhe marrëveshjen e fundit PD-PS, e cilas sipas tij nuk duhej të synojë çimentimin e Ramës dhe Berishës në krye të dy partive të mëdha.
Zoti Malaj, PD e PS ranë dakord përmes një marrëveshjeje dypalëshe të bashkëpunojnë për të vënë në lëvizje disa nga reformat për të cilat ka nevojë vendi. Mendoni se pas refuzimit të ftesës për vend kandidat në BE, kjo marrëveshje mund të konsiderohet e vonuar?
Mendoj se në pikënisje duhet të shpresojmë që të jetë e qëndrueshme dhe e shëndetshme në funksion të përmirësimit të demokracisë në vendin tonë. Të gjitha marrëveshjet që arrihen, janë të rëndësishme. Kthimi i demokracisë parlamentare është primar për nga rëndësia. Zhgënjimi në rritje i publikut ndaj politikanëve po evidentohet kudo. Ligjet me shumicë të cilësuar duhet të miratohen pa vonesë, duke përfshirë edhe ekspertizën profesionale të opozitës. Plotësimi i 12 kushteve të BE-së për të përfituar statusin e vendit kandidat, nuk duhet kushtëzuar me asnjë parakusht. Përmbushja e tyre duhet të jetë imediate në raport me dhjetorin, kur pritet një rivlerësim mbështetës për kërkesën tonë.
Sigurisht ngrihen disa pikëpyetje.Pse kaq vonë? Pse pasi humbëm për të dytin vit radhazi statusin e vendit kandidat? Pse të njëjtët politikanë edhe shkaktarë të krizave dhe fitimtarë të zgjidhjeve të krizave?!
Duket se nuk është marrëveshje për shkak vizioni dhe përgjegjësie ndaj vendit, por pamundësi reale për të zgjatur krizën, pamundësi përballë zhgënjimit në rritje të shqiptarëve, shtimit të reagimit nga deputetët dhe presionit pozitiv të rritur nga ndërkombëtarët. Marrëveshjet për sfidat e vendit nuk duhet të jenë të vonuara dhe aq më pak të sforcuara.
Ka zëra brenda PS se zbatimi i kësaj marrëveshjeje, e cila për hir të së vërtetës nisi të zbatohet në mënyrë të rrufeshme, po konsiderohet thjesht si ngritje kartonësh, ndërkohë që kauzat e proklamuara këta dy vjet kanë qenë shumë parimore nga ana e PS?
E vërteta është që nuk ka pasur sinkronizim të veprimeve politike me ato publike në shërbim të reformave. Ndoshta përtej justifikimeve të kartonëve, duhet të mendohet me përparësi absolute axhenda politike, që dhjetori të mos jetë një shans i humbur drejt BE-së. Politika në shërbim të qytetarëve dhe progresit duhet të jetë detyrimi i parë dhe përgjegjësia më e madhe e çdo deputeti.
Në një kohë që për asnjë nga pikat e nxehta politike të deritanishme nuk ka një zgjidhje, si kompetencat e Presidentit dhe Kryeministrit, ndryshimet kushtetuese, përbërja e KQZ, transparenca e zgjedhjeve mbeten të pandryshuara, mendoni se garancia e kësaj marrëveshjeje mbetet e brishtë?
Sigurisht që është e brishtë. Por le të shpresojmë të mos jetë edhe e dëmshme, të mos konsiderohet si mundësi që çimenton dy kryetarët e partive të mëdha, apo vetëm dy parti të mëdha politike. Ndaj reformat duhet të jenë më të thella, më të plota. Duhet të nisin nga reduktimi i pushteteve absolute dhe abuzive në drejtimin e partive politike, në qeverisjen qendrore dhe vendore për të vijuar në një ekuilibër më të mirë të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve. Ata politikanë që mbijetojnë duke kufizuar liritë e qytetarëve të tyre, jo thjesht lirinë për të folur, por lirinë për të përzgjedhur, ata politikanë që e ushqejnë mbijetesën e tyre politike tek populizmi dhe radikalizmi, nuk duhet të harrojnë ndryshimet e mëdha të vitit 1989. Atë kohë ne ishim të fundit në ndryshimin e sistemit politik. Tani nuk duhet të mbetemi sërish të fundit në ndryshimet pozitive që po konstatohen edhe në vendet përreth nesh. Zhgënjimi mbi politikanët po rritet, opinioni publik po i beson çdo ditë më pak politikanët, populizmi dhe radikalizmi i politikanëve po e dëmton më rëndë edhe vendin tonë. Këta politikanë duhet të presin krizat politike dhe ekonomike të përmasave të Greqisë e Italisë, për të kuptuar se mbijetesa individuale mbi krizën e vendit tënd është e përkohshme, por shumë e dëmshme. Liderët e plotfuqishëm dhe abuzivë me mandatet e tyre politike po bien një nga një. Aleati më radikal i Berluskonit, Bossi, i kërkoi atij që dështimin e drejtimit ekonomik të vendit të mos e zgjidhte duke futur duart më thellë në xhepat e pensionistëve italianë. 50 deputetë të PASOK-ut i kërkuan Papandreut të mos zvarriste zgjidhjen e krizës politike në vend, dhe kjo u konsiderua nga opinioni publik grek jo si rebelim i disa deputetëve, por ndërgjegjësim i tyre për sfidat e vendit dhe moment demokratizimi për PASOK.
Një nga pikat e reformës zgjedhore të kërkuar nga aleatët e PS, siç është korrektimi i sistemit zgjedhor, mbetet jo e qartë për tu futur në axhendën e komisionit për reformën. Cila mendoni se duhet të jetë sjellja e PS përballë aleatëve? Ka një kontradiktë mes zgjerimit të koalicionit zgjedhor me shumë parti të vogla dhe mbrojtjes së interesave të tyre në reformën zgjedhore?
Fillimisht duhet të kuptojmë se duhet të gjejmë një ekuilibër më të mirë në sistemin tonë politik midis bezdisë së partive të vogla dhe arrogancës së partive të mëdha. Në një vend ku mungon kultura e kompromiseve politike, në vendet ish-komuniste ku akoma sundon mentaliteti politik që fituesi i merr të gjitha, krijimi i një sistemi elektoral me lista të mbyllura dhe me synimin të reduktonte në maksimum numrin e partive politike në Parlamentin tonë, e ka dëmtuar sistemin tonë demokratik. PS duhet të iniciojë hapjen e listave të mbyllura, jo thjesht korrektimin e sistemit. Votuesit duhet ti përzgjedhin përfaqësuesit e tyre, e jo kryetarët e partive. Kjo nuk duhet vonuar. Po rrezikohemi gjithnjë e më shumë nga kapja e partive politike. Ne duhet ti mbështesim realisht aleatët tanë, ti bëjmë pjesë të fitores së koalicionit tonë dhe jo ti keqpërdorim me premtime individuale, duke i garantuar se ata do të jenë deputetë në lista të mbyllura. Kjo do të jetë edhe sfidë e partive të vogla. Mbetet për tu testuar nëse këta politikanë do të kënaqen nga dhuratat elektorale, vende të sigurta në listat e zgjedhjeve për kryetarët e partive të vogla nga dy partitë e mëdha, apo do të unifikohen dhe do të luftojnë për ta bërë më demokratik sistemin tonë politik dhe elektoral?! Këto janë momentet kur demokracia provohet, po ashtu edhe personaliteti e misioni i çdo politikani.
Dy vjet para zgjedhjeve të përgjithshme, cili duhet të jetë vizioni i PS për aleancat e ardhshme zgjedhore? Cila duhet të jetë qasja e saj ndaj LSI-së?
Është një debat i hershëm. Kur këtë tezë e analizonte Islami apo edhe kolegë të tjerë, ata konsideroheshin armiq të PS dhe të shitur te Berisha apo Meta. Ndërsa këtë gjë e thotë Rama, askush nuk duhet ta vërë në diskutim. Kjo është kriza reale që përjetojnë sot PD dhe PS. Në vend të analizave të thella, të plota dhe në dobi të votuesve tanë, kundërshtohet, sulmohet çdo diskutim brenda partive dhe në publik. Të mos debatojmë për të mos bërë gabime të tjera, të mos diskutojmë si ti rrisim avantazhet tona, sepse gjithçka e di dhe do ta thotë vetëm kryetari. Pastaj na dalin kolegë që e gjejnë zgjidhjen e problemit te skeçi i hajdutit i Luftar Pajës. Që në Shqipëri ka shumë hajdutë me mandate publike kjo dihet, por që PS të jetë fshatari që i vjedhin gomarin sa herë që duan, kjo është tronditëse. PS nuk është në politikë për të treguar hajdutin sa herë që i vjedhin votat, por për të mos lejuar që hajdutët të qeverisin vendin në nivel vendor dhe qendror. LSI nuk duhet trajtuar si partia e interesave, për të kanë votuar edhe mijëra socialiste apo të majtë. Lidershipi aktual i PS-së ka treguar që kur si duhesh, të akuzon me lloj-lloj epitetesh deri banale dhe, kur i duhesh, qoftë edhe për mbijetesë perso