E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Meta, jam gati të përballem me Metën në çdo lloj forme

Denis Dedej

Një ditë pas paraqitjes në Gjykatën e Lartë, ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ka reaguar përmes një konference për shtyp mbi akuzat që janë bërë nga avokatët e Ilir Metës dhe biznesmeni Bekim Halilaj. Ai ka sqaruar edhe akuzat e bëra publikisht për Fatos Nanon. Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, tanimë një deputet i pavarur, ka bërë të ditur detaje për pretendimet mbi gruan e tij duke i kërkuar Ilir Metës që të jetë i kujdesshëm në këtë drejtim. Nga ana tjetër, Dritan Prifti tha se nuk ka asnjë frikë nga Ilir Meta, pasi e ka parë të lidhë kokën me peshqir dhe futet në jorgan sa herë ka telashet. Nuk është ndonjë lloj trimi Ilir Meta. Le ta provojë me mua, jam i gatshëm të përballem me të deklaratë për deklaratë, video për video, grusht për grusht, dhëmb për dhëmb, si ta dojë ai dhe kur ta dojë ai,- tha ish-ministri i Ekonomisë. Më poshtë paraqiten ekstrakte të deklaratës për shtyp dhe përgjigjeve të dhëna nga deputeti Prifti për mediat:

Strategjia e avokatëve të djallit, të ulnin besueshmërinë e dëshmisë time

Duke komentuar atë çfarë ndodhi seancën e ditës së hënë në Gjykatën e Lartë, deputeti Prifti deklaroi se është përballur me pyetje provokative dhe jashtë teme. Dje (të hënën) dhashë qetësisht dëshminë time në Gjykatën e Lartë për gjyqin me të pandehur Ilir Metën. Ju përgjigja të gjitha pyetjeve. Madje, kërkova nga Gjykata që ti përgjigjesha edhe pyetjeve që ishin jashtë temë, të cilat gjykata nuk i lejoi. E dija që strategjia e avokatëve të djallit ishte që të ulnin besueshmërinë e dëshmisë time të vërtetë, duke hedhur akuza dhe insinuata kundër meje. E dija që media e njëanshme do ishte sot e mbushur me këto shpifje. E dija që dikush nga LSI do dilte sot të mbronte shefin, që ska fytyrë vetë të dal në media të mbrohet.

Akuzat ndaj Nanos, autogol i avokatëve të Metës

Në Gjykatën e Lartë, avokatët e Ilir Metës i kanë sjellë në vëmendje trupit gjykues se Prifti nuk e ka për herë të parë që të bëjë akuza të tilla, pasi edhe Fatos Nanon e ka akuzuar dhe asgjë sështë vërtetuar. Mbi këtë çështje ish-deputeti i LSI-së deklaroi: Avokatet tentuan ti kujtonin Gjykatës së Lartë se unë kam akuzuar publikisht edhe Fatos Nanon për pastrim parash dhe akuza nuk u vërtetua. Sigurisht që gjykata nuk e lejoi këtë pyetje meqë ishte jashtë teme. Por unë i përgjigjem zyrtarisht kësaj pyetje. Është e vërtetë që unë i kam bërë akuza ndaj ish-kryeministrit Nano vite më parë, por avokatët e Metës fshehin faktin që asnjëherë nuk u bë ndonjë hetim zyrtar lidhur me këto akuza. Asnjëherë Dritan Prifti nuk e thirrën zyrtarisht për të dëshmuar për këto akuza. Ata fshehin edhe faktin se në atë kohë Ilir Meta ka bërë nga Vjena ku ndodhej intervistë për televizionet shqiptare ku provokonte si të vërteta akuzat e mia. Ky është një autogol që donin të bënin avokatët e Ilir Metës.

Pronari i TEA bleu aksione 5 muaj pasi u largova nga posti i ministrit

Një tjetër pikë ku është ndalur ish-ministri i Ekonomisë është dhe akuza e bërë nga avokati i kreut të LSI-së, Gëzim Velenjsha, se ka pasur një mashtrim pasi i është dhënë një ankand të naftës së Albpetrolit ortakut të gruas së tij në një biznes tjetër. Ai paraqiti në media një ekstrakt të QKR-së ku tregohet se personi i është bashkëngjitur biznesit pesë muaj pasi është larguar nga posti i ministrit. Ndër të tjera Prifti sqaron se: Kompania TEA, për të cilën akuzohem, ka konkurruar për ankande të shitjes së naftës bruto të Albpetrolit, dhe ka fituar me ofertën më të mirë dhe çmimin më të lartë, në tenderë ku janë ftuar zyrtarisht të gjitha kompanitë që kanë licencë për këtë lloj biznesi në Shqipëri. Unë kam porositur Albpetrolin si ministër që të ftohen në ankande të gjitha kompanitë që operojnë në Shqipëri, pa asnjë përjashtim. Zv. Drejtori i Albpetrol dje në gjyq ka pohuar që ska pasur kurrë asnjë favorizim ne këto ankande. Pronari i TEA, ka blerë aksione, në një kompani ku është ortake bashkëshortja ime vetëm në shkurt 2011, kur unë kisha mbi 5 muaj që isha larguar nga posti i ministrit. Kjo kompani ka blerë aksione vetëm në shkurt të vitit 2011 dhe nuk ka pasur asnjë aksion në kompani më përpara ose gjatë kohës që unë kam ushtruar funksionin tim si ministër.

Dëshmia e Halilaj e rremë, ai ka bërë kontrabandë nafte me Maqedoninë

Deputeti i pavarur vlerësoi dje se dëshmia e dhënë në gjykatë nga Bekim Halilaj është plotësisht e rreme. Ai tha se atë person e ka njohur nga Ilir Meta dhe e ka takuar pas zgjedhjeve të vitit 2009. Më tej, Prifti sqaron: Bekim Halilaj është i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me tre vjet burg për mashtrim. Sot këtë gjë e kanë pasur edhe disa media. Nëse prokuroria apo gjykatat do ti hapin arkivat dhe do të bëjnë transparencë do të shikohet se Bekim Halilaj është i dënuar njëherë me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë me tre vite burgim për mashtrim dhe jo për ndonjë akt tjetër. Ai ka marrë me qindra, mijëra apo miliona lekë njerëzve dhe është zhdukur për disa vite rresht në Greqi. Ilir Meta më ka thënë për zotin Halilaj se ky ka qenë dhe ka bërë biznes nga Greqia me Maqedoninë, në kohën e embargos së naftës që i bëhej ish-Jugosllavisë. Pra, ka qenë një njeri që ka bërë kontrabandë nafte me Maqedoninë përmes Greqisë në kohën e embargos. Këta janë njerëzit që i dalin për mbrojtje Ilir Metës. Me këta njerëz ai kërkon të imponojë opinionin kundër meje apo kundër të vetës. Ilir Meta nuk arriti të bëjë korrupsion nëpërmjet firmës së Dritan Priftit, por ka marrë tendera në institucione të shëndetësisë apo spitale të ndryshme në të gjithë Shqipërinë. Pasi gjeti një derë të mbyllur tek Dritan Prifti dhe tek Ministria e Ekonomisë për të bërë korrupsion ka gjetur një derë të hapur në vend tjetër, në spitalet dhe institucionet e shëndetësisë. Me këta njerëz preferon Ilir Meta të bëjë mbrojtjen e tij publike.

Haliaj miku i Metës, prokuroria të verifikojë kontaktet me të

Ish-ministri Dritan Prifti ka hedhur poshtë mundësinë e një miqësie me Bekim Halilaj. Ky i fundit ka deklaruar se jo vetëm e ka mik të vjetër ish-ministrin e Ekonomisë, por edhe se i ka dhënë tenderin e naftës një biznesmeni i cili është ortak në një kompani me bashkëshorten e Priftit. Për këto akuza, deputeti Dritan Prifti kërkoi nga prokuroria që të verifikojë telefonatat dhe përmes tyre të zbulohet se kush e ka mik, ai apo Meta. Për këtë çështje ish-deputeti i LSI-së sqaron: Ky mashtruesi, Bekim Halilaj, që ka thënë në gjyq se njihet prej vitit 2003, unë ju garantoj se nuk e kam parë kurrë atë fytyrë përpara vitit 2009, pas zgjedhjeve të vitit 2009 dhe atëherë ma ka prezantuar Ilir Meta. Unë do ti lutem prokurorisë, se ajo ka mundësi ta bëjë, sa telefonata ka Dritan Prifti me Bekim Halilaj para 2009, nëse kam pasur ndonjë lloj kontakti dhe sa telefona ka Ilir Meta përpara 2009. Ju garantoj që Dritan Prifti ka zero telefonata. Ilir Meta nëse Prokuroria do të dojë të bëjë transparencë ti tregojë shqiptarëve sa ka para 2009. I bëj dhe një thirrje tjetër, sa telefona ka Dritan Prifti me Bekim Halilajn pas publikimit të videos të Ilir Metës dhe sa ka Meta me Bekim Halilajn, një ditë po dhe një ditë jo takohen tek Rogner bashkë. Ky mashtrues nuk mund të guxojë të thotë që është miku im sepse nuk ka qenë asnjë sekondë dhe asnjë minutë miku im, ka qenë miku i Ilir Metës, është prezantuar prej tij dhe ska pasur kurrë asnjë miqësi me mua. Aq herë sa jam takuar, jam takuar nga halli se më detyroi Ilir Meta ta takojë.

Meta ta zgjedhë vetë se cili shtet i BE-së ta bëjë ekspertizën

Pas deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama,

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›