Maqedoni, shtëpia e politikanit, depo droge
Policia e Maqedonisë ka zbuluar se një apartament i ndërtesës në të cilën banon edhe një nga deputetët e shumicës parlamentare në Shkup ka shërbyer si depo e droge. Lajmi është bërë i ditur nga mediat maqedonase sipas, të cilave policia gjatë operacionit ka zbuluar një laborator të improvizuar të drogës.
Në shtypin e deputetit u gjendën 3 kg heroinë, 12 kg marijuanë dhe 1100 tableta ekstazë. Në lidhje me këtë zbulim janë arrestuar dhe tre qiraxhinjtë të apartamentit që janë të njohur si shpërndarës droge.
Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska konfirmoi rastin duke theksuar se në mënyrë plotësuese do të vërtetohet numri i personave të cilët janë të përfshirë, pasi akoma janë në rrjedhë bisedimet dhe kontrollet.