E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, sot zhvillohet seanca për mbrojtjen e 28 të pandehurve

Gjykata e Tiranës pritet të zhvillojë sot seancën gjyqësore ndaj 29 të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit. Në seancën që do të zhvillohet sot pritet që avokatët e 28 të pandehurve të paraqesin mbrojtjen për klientët e tyre duke qënë se një jacvë më parë ishte avokati i Sokol Ngjeçit, i cili kërkoi pafajësi për klientin e tij, me arsyen se nuk ka vrarë njeri.

Aokati i ish- specialistit të MEIKO- s e ka cilësuar kërkesën e prokurorisë për dënimin e tij me 23 vite burg si jo të drejtë. Sipas tij, prokuroria nuk ka mundur të provojë nëse shpërthimi ndodhi me dashje.

Ndërkohë prokuroria e ka akuzuar Sokol Ngjeçin për vrasje për shkak të cilësive të veçanta të personit si dhe për shpërdorim detyre.

Shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, më 15 mars 2008, i mori jetën 26 personave, 300 të tjerë u plagosen, si dhe u shkatërruan mijëra banesa. Të akuzuar në këtë proces janë ish-drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›