Malaj: Kriza politike, vë në rrezik integrimin në BE

“Kriza politike po vë në rrezik integrimin e vendit në BE”.Duke folur nga qyteti i Shkodrës, në një takim me studentët, deputeti socialist Arben Malaj, u shpreh se Shqipëria ka hyrë në një krizë politike që prej vitit 2009, një krizë që ka ardhur duke u përkeqësuar në vitin 2011 dhe pikërisht në zgjedhjet e fundit vendore.
Sipas Malaj, kjo krizë po bëhet pengesë për integrimin dhe se kjo po krijon mjaft disavantazhe në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
Sipas deputetit socialist, kjo krizë e tejzgjatur politike po dëmton demokracinë në vend. Malaj ndër të tjera deklaroi se duhet të shmanget pushteti absolut dhe pikërisht për këtë, Partia Socialiste ka mundësi të krijojë një model.