E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesa e Bashës, Gjykata vendos nesër në 10.00

Nesër në orën 10.00, Gjykata e Tiranës do të vendosë për mandatin e Lulzim Bashës. Ditën e djeshme, Basha depozitoi në Gjykatë, kërkesën për njohjen e vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që e shpalli atë fitues të zgjedhjeve lokale në 8 korrik.

Do të jetë gjyqtarja Elbana Lluri, që do të shqyrtojë kërkesën e avokatit të Bashës, për njohjen e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që e shpalli atë kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›