Me paratë e Sneijderit, blenë Pastoren

Nëse nga Interi largohet mesfushori holandez Wesley Sneijder, është gati zëvendësuesi që zikaltrit kanë si objektiv ta sjellin në Milano.
Mesfushori argjentinas i Palermos, Javier Pastore ka tërhequr vëmendjen e presidenti të Interit, Massimo Moratti i cili me paratë e fituara nga shitja e fantazistit, ka mundësi që ta blejnë atë, raportojnë mediat italiane.
Mesfushori aktualisht është pjesë e klubit të Palermos dhe nuk ka mundur të aktivizohet shumë me skuadrën e tij kombëtare në Kupën e Amerikës së Jugut. Vlera e lojtarit është rreth 50 milionë euro.