Brindizi, kapen 270 kg drogë. Me anije nga Vlora
BRINDIZI- Sekuestrohen në Brindizi 270 kilogramë marijuanë që vinte nga Vlora dhe vihet në pranga një shqiptar si transportuesi i drogës.
Lajmi publikohet nga mediat italiane, sipas të cilave, operacioni ka qenë një bashkëpunim mes Guardia di Finanza dhe policisë doganore.
Droga u gjet në një automjet brenda anijes Shpirti i Jonit që sapo kishte zbarkuar në Brindizi pasi ishte nisur nga qyteti i Vlorës.
Pas kontrollit, droga u gjet e maskuar mire ne pjese te thella te automjetit. Ne pranga u vu pronari i makines, nje shtetas shqiptar, emri i te cilit nuk behet i ditur.
Ai u shoqerua ne komisariat e mandej ne burg ne pritje te mases se sigurise.