Malaj: Nano President? Ka avantazhe konkrete
TIRANE - Deputeti socialist, Arben Malaj, deklaroi dje, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se: “Nano në konkurrimin për president ka avantazhe konkrete të karrierës dhe kontributeve të tij politike në tranzicionin tonë të vështirë”. I pyetur në lidhje me reformën elektorale e atë parlamentare, Malaj u shpreh se: “Shqipëria duhet të ndërtojë një sistem kushtetues, sistem elektoral dhe strukturë administrative, që parandalon përqëndrimin e pushtetit në pak duar, që nuk rrit pushtetin absolut në pak individë, që nuk mohon dhe injoron meritokracinë dhe që duhet të reduktojnë në maksimum rrënjët e korrupsionit politik me mandatet publike”.
Z.Malaj, po duket ditët e fundit sikur klima politike po acarohet, në vend që palët të arrinin një konsensus për reformat si dhe të niste dialogu për Presidentin. Si e shikoni këtë situatë të ngarkuar politike, ndërkohë që thirrjet e faktorit ndërkombëtar kanë qenë të shpeshta drejtuar klasës politike për qetësi dhe vullnet politik?
Pas dështimeve të përsëritura dhe përballë një situate ekonomike të vështirë, detyrimi për të eliminuar ngërçet dhe krizat politike duhet të jenë angazhimi kryesor i çdo partie politike dhe politikani. Çdo këshillë dhe kërkesë edhe nga komuniteti ndërkombëtar për të përmbushur detyrimet për kriteret e funksionimit të demokracisë dhe shtetit ligjor duhet të lehtësojë arritjen e konsensusit sidomos për prioritetet kombëtare. Mosbërja e reformave dhe rikthimi i ngërçeve politike krijojnë kosto në rritje, që një ditë i paguajnë të gjithë shqiptarët.
Jemi në fund të muajit Prill dhe ishte përcaktuar që reforma zgjedhore të mbyllej tashmë. A besoni se këtë herë do të kemi një reformë elektorale të bërë mirë dhe jo “pazare” mes dy partive të mëdha, siç janë akuzuar pothuaj çdo herë?
Reforma elektorale duket se do të jetë e pa plotë dhe e minutave të fundit. E paplotë, sepse do të mbetet vetëm në elementët administrativë të saj. Do të jetë e minutave të fundit, sepse janë bërë dy zgjatje afati, por edhe ky afat i ri edhe pse pa asnjë kontribut rreth sistemit elektorale, do të shkojë në limitet kohore kritike. Diçka e bërë keq është shumë e vështirë të ribëhet mirë. Ndaj reformat kushtetuese, reformat elektorale, reformat administrative kërkojnë qartësi për efektet afatgjata, kërkojnë angazhim paraprak të ekspertëve profesional dhe duhet të kenë transparence publike maksimale. Mungesa e transparencës publike, mungesa e diskutimit publik deri edhe për ligjin themelor të shtetit, ndryshimet spontane të sistemit të kontrollit dhe balancave të pushteteve, janë simptoma të mjaftueshme për të kuptuar rrënjët e problemeve të shëndetit të dobët të demokracisë në vendin tonë.
23 parti politike, aleate të PD e PS kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndryshimin e pragut elektoral, etj. Por duket se deri tani PS po shfajësohet nën argumentin se duhet edhe vullneti i PD-së për të kaluar këto ndryshime. Ky qëndrim duket po prish edhe marrëdhëniet e PS-së me aleatët. Si do të duhet të veprojë PS për këtë pikë?
Ka shumë sisteme elektorale, ka shumë modele administrative të zgjedhjeve në vende të ndryshme, të cilat tentojnë të mbajnë parasysh kulturën, traditën, historinë e institucioneve të tyre, ose imponohen nga ndryshime të mëdha politike. Shqipëria duhet të ndërtojë një sistem kushtetues, sistem elektoral dhe strukturë administrative, që parandalon përqëndrimin e pushtetit në pak duar, që nuk rrit pushtetin absolut në pak individë, që nuk mohon dhe injoron meritokracinë dhe që duhet të reduktojnë në maksimum rrënjët e korrupsionit politik me mandatet publike. Situata politike në vend pas ndryshimeve kushtetuese 2008 nuk rezulton e përmirësuar në funksionimin e shtetit ligjor. Të gjithë në mënyrë graduale po humbasin besimin tek institucionet shtetërore, zhgënjimi publik është në rritje. Kjo favorizon ekstremet në politike dhe justifikon populizmin në garat elektorale. Rezultantja e këtyre zhvillimeve politike janë qeveritë populiste, që mbijetojnë duke mos pasur guximin dhe mbështetjen duhur për të kryer reforma. Ndaj sot në shumë vende europiane, krizat politike mbijetojnë më gjatë ndërsa kostot e dështimeve bëhen më të rënda. Detyra e parë e qeverisë së ardhshme do të duhet të jetë kthimi i besimit tek institucionet e shtetit. Kjo do të rrisë efikasitetin e qeverisjes së vendit dhe do të përmirësojë zhvillimet ekonomike dhe sociale.
Në të njëjtën ditë, kur ju ndodheshit në SHBA, ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS-së Fatos Nano deklaroi tashmë publikisht dhe qartë se do të kërkojë mbështetjen e të gjitha partive politike për të kandiduar për President. A mund të jetë Fatos Nano, Presidenti i ri i vendit?
Procesi i diskutimeve publike sapo ka filluar. Është diçka shumë e mirë që konkurrentët të mund të komunikojnë me publikun e vendit të tyre dhe të kontaktojnë faktorët politikë të këtij proçesi. PS duhet të jetë e qartë, e vendosur dhe unike në angazhimin e saj për një ekuilibër të ri në institucionet e shtetit. Duhet që zgjedhja e presidentit të shërbejë si një mundësi për t’i ulur risqet e krizave të përsëritura, duhet që presidenti i ri të vendosë një ekuilibër të ri midis tre pushteteve : gjyqësorit, qeverisë dhe parlamentit. Duhet që presidenti i ri të nxisë dhe mbështesë bashkëpunimin e forcave politike kryesore të vendit për sfidat kombëtare. Gara për presidentin e ri, negociatat midis krerëve të partive politike për presidentin konsensual, nuk duhen parë si mundësi hakmarrje në llogaritë e gjithsecilit, por si një mundësi konkrete për një përgjegjësi më të madhe përballë sfidave të përbashkëta të së ardhmes, jo thjeshtë personale, por të ardhmes më të mirë të gjithë shqiptarëve. Nano në konkurrimin për president ka avantazhe konkrete të karrierës dhe kontributeve të tij politike në tranzicionin tonë të vështirë.
Ju keni qenë një nga zërat kritikë dhe herë pas herë e vlerësoni situatën brenda PS-së ndryshe nga shumë kolegë tuajët aty. Tashmë që PS ka prezantuar pothuaj të gjitha pjesët e programit, po bën riorganizimin e strukturave të partisë në të gjithë vendin, si mendoni a është gati për fitoren e zgjedhjeve të 2013?
Fitoret janë një sfidë edhe më e vështirë në qoftëse një vit përpara zgjedhjeve mendon se i ke fituar ato. Keqqeverisja e vendit është e prekshme për çdo shqiptarë. Fitorja e PS-së do të duhet të bazohet pikërisht tek avantazhet e saj dhe tek përkushtimi për përmirësimin rrënjësor të qeverisjes së vendit. Partia Socialiste ka kohën e mjaftueshme për të komunikuar drejtpërdrejt me shqiptarët për programin e saj politikë. Të ndërtojë një program elektoral sa më të qartë e të prekshëm për çdo shqiptar, dhe të shndërrojë programin elektoral në një kalendar reformash qeverisëse, që duhet të fillojnë që ditën e parë të qeverisjes së ardhshme. Kjo e bënë fitoren e PS-së të plotë dhe të efektshme.
Mund të fitojë e vetme, pa aleatët që ka aktualisht, por që janë të pakënaqur për momentin, apo duhen aleanca të reja, qofte me LSI-në, qoftë me ndonjë nga partitë e reja që mund të krijohen, ajo e zotit Topi apo Aleanca Kuq e Zi?
Fitorja e zgjedhjeve dhe mirëqeverisja e vendit jo gjithmonë janë e njëjta gjë dhe sidomos jo gjithmonë paraqesin të njëjtën shkallë vështirësie. Në këtë aspekt qeverisja vendit, aq më tepër mirë qeverisja pas keqqeverisjes së gjatë të vendit nga kjo mazhorancë, do të jetë sfida më e madhe e socialistëve. Pikërisht në aspektin e vështirësisë që ka qeverisja e vendit tonë, zgjerimi i bazës mbështetëse për reformat e saj, disa prej të cilave do të kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament, influencon apo imponon krijimin e koalicioneve. Ndaj për të duhet të punohet në dinamikë dhe jo t’i afrosh vetëm kur gjendesh në pamundësi qeverisëse. Sepse në atë situatë je më i dobët dhe ata bëhen më imponues. Këtë e tregon qartazi dështimi i qeverisë Berisha. Sa herë që ndjen rrezik, aq herë “prodhon” aleatë të rinj, aq herë shet poste publike për mbijetesë politike. Në këtë kontekst PS duhet të rrisë mbështetjen publike, duke synuar një fitore sa më të plotë si partia kryesore qeverisëse, por në asnjë rast nuk duhet të nënvleftësojë dhe mohojë mundësinë e koalicioneve të ardhshme, duke filluar me partitë e spektrit të majtë dhe me ato të qendrës së djathtë.
Duke pasur parasysh paralajmërimet, për të mos thënë edhe “kërcënimet” që kanë ardhur nga Bashkimi Evropian se nëse zgjedhja e Presidentit nuk do të bëhet e qetë dhe sipas Kushtetutës do të mund të rrezikohet statusi i Shqipërisë si vend kandidat, çfarë minusesh sjell kjo më tej për Shqipërinë?
Unë shpresoj që zgjedhja e Presidentit të mos zvarritet drejt një krize të re institucionale. Mazhoranca duhet t’i japë opozitës garancitë maksimale të procesit të votimit. Dhënia e garancive opozitës dhe përfshirja/mos pengimi i saj në sfidat e vendit është thelbësore për një demokraci funksionale, e kundërta është një demokraturë e retushuar keq. Rikthimi i ngërçeve politike krijon risk në rritje për dështime më të mëdha ekonomike e politike. Efektet janë ekonomike për shkak të perceptimit negativ për vendin, ulje te investimeve private vendase dhe te huaja, rritje papunësie dhe varfërie, tejzgjatje e daljes nga kriza. Në aspektin politik çdo dështim i ri është një “ushqim i këndshëm” për të mbajtur gjallë grindjet e vjetra dhe dështimet e përsëritura.
Në seancat e fundit të Kuvendit pati një debat shumë të madh në lidhje me linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. PS akuzon kryeministrin se po e pengon qëllimisht për mbështetje të linjave serbe të energjisë këtë projekt. Cili është komenti juaj për këtë?
Qeveria Gjermane është ndër mbështetëset kryesore me fonde me kosto të ulët për investimet publike në vendin tonë. Fondet e asistencës teknike për modernizimin e institucioneve tona dhe fondet për investimet fizike në ekonomi nga qeveria gjermane nëpërmjet KFW janë të konsiderueshme, rreth 194 milion euro. KFW ka mbështetur që me fillimin e tranzicionit, përmirësimin e furnizimit me ujë dhe energji, dy elementët jetikë të ekonomisë sonë Në strategjinë kombëtare të energjisë, lidhja me rrjetin ndërkombëtarë të energjisë, për të shitur kur kemi situata të mira, dhe sidomos rritja e aftësisë importuese në momentet kritike, janë prioritete të strategjisë kombëtare për energjinë. Çdo vonesë në realizimin e këtyre projekteve sjell kosto në ekonomi. KFW është një nga bankat, me të cilat Shqipëria ka shumë projekte, procedurat dhe kriteret e bashkëpunimit janë të qarta. Edhe procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së firmave fituese janë të qarta. Kjo duhet të shërbente për të lehtësuar dhe shpejtuar çdo projekt të ri. E kundërta është e vështirë të justifikohet si paqartësi procedurash. Çdo zvarritje është politikisht e pajustifikueshme dhe ekonomikisht e dëmshme.
Si ekspert i ekonomisë, tashmë e kemi dëgjuar shpesh se Shqipëria është prekur nga kriza ekonomike ashtu si edhe vendet fqinje. Në cilin stad të kurbës së krizës ndodhemi?
Ndodhemi në fazën që rritja ekonomike është afërsisht zero deri ne 1%. Ndodhemi në fazën që deficiti, borxhi dhe kostoja e tyre janë rritur nga njëri vit në tjetrin, ndodhemi në fazen e abuzivitetit në rritje në mbledhjen e të ardhurave, në mos rimbursimin e TVSH-së etj. Ndodhemi në fazën që për të mbajtur të kontrolluar deficitin shkurtojmë në mënyrë drastike investimet në arsim dhe shëndetësi. Ndodhemi në fazën që për të fshehur nivelin real të deficitit dhe borxhit publik, nuk paguhen kompanitë private për investimet dhe shërbimet publike, kjo ka rritur zinxhirin e borxheve të këqija të institucioneve publike buxhetore dhe jo buxhetore me ndërmarrjet publike dhe private, kjo ka rritur nivelin e kredive të këqija. Ndodhemi në momentin që të gjitha këto sëbashku e kanë bërë më të vështirë përballimin e kostos së rëndë të papunësisë dhe varfërisë. Rrugëzgjidhja është qartësimi i përmasës së problemeve ekonomike dhe buxhetore, përgatitja e strategjisë së rritjes ekonomike që shoqërohet me rritjen e punësimit. Rritja e produktivitetit të ekonomisë sonë, duke rritur eksportet e përpunuara dhe duke rritur vlerën e shtuar në ekonominë tonë. Mesazhi kryesor i takimit vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore, ishte ngushtimi i diferencave, ngushtimi i pabarazisë, duke rritur mundësitë për punë, duke ulur papunësinë dhe varfërinë, vetëm kështu do të ndajnë më mirë përfitimet e rritjes ekonomike me të gjithë shqiptarët.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)