E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasaphanë në Athinë, tërhiqet zvarrë me makinë një shqipar, vritet një tjetër

Athinë- Një shqiptar është vrarë dhe një tjetër plagosur, është ky bilanci  tragjik i një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në kryeqytetin helen, Athinë.

Krimi ka ndodhur në rrugën Akarnes 22, kur një makinë goditi dhe tërhoqi zvarrë për disa metra një shqiptar 58 vjeç, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Skenën e kanë parë një grup shqiptarësh që ndodheshin pranë vendin të ngjarjes duke pritur për punë, të cilët janë konfliktuar me shoferin e mjetit.

Pas grindjes, shoferi një 28 vjeçar grek, është larguar nga vendngjarja për tu kthyer pa femrën që kishte në makinë dhe i armatosur me një armë. Me tu kthyer 28 vjeçari grek ka filluar të qëlloj mbi grupin e shqiptarëve, madje i ka ndjekur nga prapa duke i qëlluar vazhdimisht. Nga të shtënat ka mbetur i vrarë një shqiptar 53 vjeç dhe është plagosur një pakistanez,kalimtar i rastit.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa autori është larguar nga vendi I ngjarjes. Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e krimit dhe po marrin dëshmi nga personat që kanë qënë të pranishëm në vendngjarje dhe kanë parë ngjarjen e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›