SEEMO denon kercenimin ndaj gazetarit te se perditshmes Infopres

Organizata e mediave ne Evropen Jugore dhe Lindore SEEMO nje rrjet i gazetareve nga Evropa Juglindore dhe nje dege e Institutit Nderkombetar te Shtypit e denuan sot ashper kercenimin qe i eshte bere gazetarit te se perditshmes prishtinase Infopres Visar Duriqi nga ana e nje afaristi.
Gazetari pohon se eshte kercenuar pas perpjekjeve te tij per te shkruar ne lidhje me nje tender publik. Sekretari i Pergjithshem i organizates Oliver Vujovic citohet e ka cilesuar trondites kete rast.
Kercenimi i gazetarit ne lidhje me disa pyetje te thjeshta eshte i papranueshem dhe cdo kercenim ndaj gazetareve qofte fizik apo verbal duhet denuar ashper.
Organizata u ka bere thirrje autoriteteve ne Prishtine qe ta hetojne kete rast te sigurojne mbrojtjen e gazetarit Duriqi dhe te ndermarrin te gjitha veprimet e nevojshme kunder personit i cili kercenoi gazetarin.