E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: PS, meritokraci, jo servilizëm ndaj kryetarit

Malaj dhe Islami

Malaj: Nuk duhet të presim që Berisha të rrëzohet vetë, por ta mundim me alternativë.

Sot është momenti që publikisht dhe pa hezitim tju kërkojmë ndjesë që me ngërçet tona politike po jua bëjmë më të vështirë të tashmen dhe të ardhmen. Kështu e ka nisur fjalën e tij Arben Malaj në Kongresin e së shtunës të Partisë Socialiste. Deputeti i PS-së ishte i vetmi me një fjalim kritik ndaj lidershipit të kësaj partie, teksa tha se partitë tona nuk duhet të konsiderohen parti të kryetarëve, por parti të anëtarëve dhe mbështetësve të saj. Partitë shqiptare nuk duhet të jenë parti të mentaliteteve dhe listave të mbyllura, por parti të mendjeve të hapura dhe përkushtimeve të pakushtëzuara. Sipas tij, PS-ja nuk duhet të zëvendësojë meritokracinë me klientelizmin dhe përkushtimin me servilizmin.

Sot shqiptarët ndjekin nga afër kongresin tonë, ata janë të interesuar të dëgjojnë alternativën tonë, të gjykojnë vizionin tonë, ndjehen të lodhur, të zhgënjyer dhe nuk mund ta mbajnë më mbi supe peshën e rëndë të kësaj keqqeverisje.
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste.
Faleminderit për inspirimin tuaj, për mbështetjen dhe përkushtimin tuaj për të punuar së bashku që e ardhmja e fëmijëve tanë, e ardhmja e çdo shqiptari, të jetë plot shpresë, plot dritë, plot optimizëm, plot dashuri dhe solidaritet njerëzor.
Partia Socialiste ka misionin historik të realizojë sa më parë rotacionin politik, vendi duhet të fitojë kohën e humbur për të bërë reformat e mëdha që të përmirësojnë cilësisht qeverisjen për tu garantuar shqiptarëve liritë e pakufizuara për një jetë më të mirë. Liria është në themel të çdo arritjeje historike. Garantimi, zgjerimi dhe përmirësimi i lirive tona janë çelësi i suksesit.
Liria e fjalës, liria e votës, liria e pronës, liria nga korrupsioni, nga klientelizmi, nga mediokriteti, liria nga kapja e shtetit, nga kapja e partive politike, janë kolonat kryesore të demokracisë që dëshirojnë e meritojnë të gjithë shqiptarët.
Sot është momenti që publikisht dhe pa hezitim tju kërkojmë juve ndjesë që me ngërçet tona politike po ua bëjmë më të vështirë të tashmen dhe të ardhmen.
Është momenti tju kërkojmë ndjesë publike që dështuam në mënyrë të përsëritur drejt derës së hapur të BE-së.
Sot shqiptarët rrezikojnë të kenë kosto të rënda të borxheve të rritura, të papunësisë së lartë, të varfërisë në rritje, sepse politika jonë shpesh është politika e grindjeve, politika e zhurmës dhe jo e maturisë, është politika e forcës së kartonëve, dhe jo e argumentit.
Kjo maxhorancë qeverisëse është e babëzitur, korrupsioni dhe kapja e shtetit po vrasin të ardhmen e çdo shqiptari. Borxhi publik ka arritur në nivele kritike, ne duhet të paguajmë 1.3 milionë dollarë çdo ditë vetëm për borxhet, ose 16 lekë për çdo 100 lekë të taksave që ju paguani në buxhet.
Sa më shumë rritet borxhi dhe kostoja e borxhit, aq më pak lekë do të ketë për shkollat, aq më të mjerueshme do të vazhdojnë të jenë kushtet në spitalet tona, aq më pak do të përfitojnë realisht pensionistët, veteranët, të paaftët për punë që meritojnë kujdes shëndetësor dhe solidaritet njerëzor.
Pushtetarët kënaqen nga shiritat e rrugëve dhe nuk trishtohen sadopak nga gjendja e mjerueshme në të cilën ndodhen shkollat, spitalet apo kujdesi social. Në këtë moment babëzia e ka mundur përfundimisht ndjesinë njerëzore.
Para pak ditësh, në Shijan të Finiqit, një nënë mbi 80 vjeç, prej dëshpërimit i hodhi te këmbët ilaçet që kishte në një qese. Çmimi i ilaçeve ishte rritur disa herë më shumë sesa pensioni i saj. Kjo familje kishte vetëm një burim financiar, pensionin e kësaj nëne, e cila pranonte më mirë të mos blinte ilaçet dhe të duronte dhimbjet e sëmundjeve, sesa të duronte dhimbjet nga varfëria e nipërve dhe fëmijëve të saj. Nuk duhet të vazhdohet më të përfitohet nga durimi dhe toleranca e shqiptarëve.
Tani çdo shqiptar e di se modeli ekonomik i qeverisë Berisha është i dështuar, sepse takson shumë konsumin e përditshëm. Çmimet e ushqimeve janë rritur 200-400%.
Taksa e sheshtë është një e tatëpjetë e vështirë për të përballuar jetën e përditshme për të gjithë ata që kanë të ardhura mesatare dhe të ulëta.
Pa një raport më të mirë të shpërndarjes së barrës së taksave, rrezikohemi të kemi më shumë varfëri dhe më pak kohezion social.
Modeli ekonomik i qeverisë Berisha është i dështuar sepse deklaron rritje ekonomike pa rritje punësimi. Ky model ekonomik është i dështuar sepse kemi rritje të thellë të pabarazisë. Është i dështuar se mbështetja me politika dhe fonde për arsimin dhe shëndetësinë është në nivele kritike, është i dështuar jo vetëm se nuk po zbut problemet e së sotmes, por po pret edhe shpresat e së ardhmes sonë.
Të dashur delegatë.
Ne duhet të flasim hapur me të gjithë shqiptarët, duke u thënë se fitoret politike nuk janë të lehta, krijimi i qeverive të reformave është bërë i vështirë. Kam bindjen e plotë se PS ka të gjitha avantazhet potenciale për ta rrezuar sa më parë këtë qeveri. Këto avantazhe potenciale janë midis nesh e ato janë: njerëzit e mirarsimuar, njerëzit e përkushtuar, shqiptarët e mirë që e duan vendin e tyre, që përkushtohen për vendin e tyre, që meritojnë të jenë realisht pjesë e vlerave më të mira të Europës së Bashkuar. Këto avantazhe potenciale mund të rriten dhe të kthehen në një sinergji fituese nëse njihen më mirë, nëse vlerësohen më mirë, nëse motivohen më mirë, nëse mbështeten më mirë, duke u bazuar në vlerat më të mira njerëzore, duke u bazuar tek përkushtimi dhe meritokracia e gjithsecilit.
Këto avantazhe potenciale veniten, zvogëlohen, bëhen pasive n.q.s. vendin e meritokracisë e zë klientelizmi, n.q.s. vendin e përkushtimit e zë servilizmi. Organizimi dhe drejtimi i PS ka nevojë për vëmendjen ndaj anëtarëve dhe mbështetësve të saj, ka nevojë për respekt të përhershëm njerëzor, ka nevojë për inspirim dhe promovim të gjithsecilit sipas meritës, dhe jo sipas preferencave personale.
Partitë tona nuk duhet të konsiderohen parti të kryetareve, por parti të anëtarëve dhe mbështetësve të saj.
Partitë shqiptare nuk duhet të jenë parti të mentaliteteve dhe listave të mbyllura, por parti të mendjeve të hapura dhe përkushtimeve të pakushtëzuara. E kisha shumë të vështirë ti ktheja përgjigje Saimirit, ish-anëtarit të FRESH-it, studentit të talentuar të Fakultetit Ekonomik të Tiranës, sot menaxher në Wall Street, i cili në mënyrë të përsëritur më shkruan: Jemi me qindra të rinj që edhe nga këtu duam të përkushtohemi për vendin tonë, e shohim të ardhmen tonë në vendin tonë. Ne duhet të krijojmë fondin e njerëzve të mençur, fondin e trurit të kombit, siç ishte iniciativa e Presidentit Truman.
Në e-mail-in i tij të parë me jo pak zhgënjim dhe dhimbje njerëzore me shkruante: Ne ishim në FRESH, ne u përkushtuam për FRESH-in, ne punuam plot sakrifica për fitoret e PS, por pas 2005-s na larguan nga FRESH-i. Ky nuk është një rast i sajuar për efekt mediatik. Ne duhet të ndërtojmë modelin e krijimit të karrierës në Partinë Socialiste, nuk duhet të zëvendësojmë meritokracinë me klientelizmin, nuk duhet të zëvendësojmë punën dhe përkushtimin me servilizmin. Mentaliteti i listave të mbyllura dhe i besnikëve të kryetarit është mentaliteti i frikës, dhe jo i optimizmit të fitores. Çdo parti politike duhet të njohë, të respektojë dhe maksimizojë energjitë pozitive dhe përkushtimin e çdo anëtari dhe mbështetësi të saj. Ky duhet të jetë çelësi i fitores sonë. Asnjë nga ne me mandat politik si deputet, si kryetar komune e bashkie, si anëtar asambleje apo kryesie, nuk duhet ta keqpërdorë këtë besim. Asnjë socialist dhe shqiptar i thjeshtë nuk duhet të vuajë sepse disa politikanë,

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›