E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Twitter: Ne kemi arrorët dhe Shabë Meminë

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetin social “Twitter” këtë herë për deklaratën e kryeministrit Berisha për projektin e arrorëve.
 

“Saliu thotë Shqipëria Kaliforni e vogël. Fiks, madje ne kemi edhe arrorët dhe Shabë Meminë kurse ata vetëm Hollivudin” shkruan në “Twitter” Rama.
 

Ndërkohë më herët kreu i qeverisë e ka cilësuar Shqipërinë një Kaliforni të vogël në raport me arrorët, ndërsa ka kërkuar angazhim total për këtë projekt që shumë shpejt do të shndërrohet në sukses të padiskutueshëm.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›