E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Buxheti 2012 përmbush prioritetet

Ministri i Financave e ka cilësuar buxhetin e vitit 2012 si një program të aftë për të mbushur prioritetet e qeverisë, duke mbajtur njëkohësisht nën kontroll borxhin, deficitet dhe inflacionin.

Gjatë paraqitjes së projektbuxhetit të 2012-s në Konferencën e Kryetarëve, Bode u shpreh se ai do ti japë stabilitet ekonomisë së vendit, pavarësisht krizës ekonomike që po përjetojnë vendet e tjera, ndërsa për vitin e ardhshëm, ai garantoi se ekonomia jonë do të ketë një rritje prej 4.3 për qind.

Sipas Bodes, ekonomia shqiptare ka shënuar rritje me 3 për qind edhe për vitin 2011, pavarësisht presionit të krizës së vendeve fqinje, ndërsa inflacioni mbetet 0,5 për qind më i ulët se ai i Europës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›