Plagoset rëndë me gur një shtetas për një kullotë

Policia e Vlorës sqaroi se ngjarja ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së shkuar në lagjen “Sinan Ballaçi” në Delvinë, kur disa persona janë konfliktuar midis tyre në një bilardo.
Në fakt, ky ishte konflikti i radhës i këtyre shtetas për shkak të një zënke të vjetër për pronësinë për një kullotë.
“Shtetasit Ylli Izmet Arapi dhe Hamit Izmet Arapi kanë shkuar për të takuar shtetasit V. R. dhe Klodjan Pashako për të sqaruar një konflikt pronësie në lidhje me një kullote që ndodhet në Delvinë e pretenduar nga të dyja palët, për të cilën palët janë konfliktuar edhe më parë, por janë qëlluar me gurë e sende të forta nga këta të fundit”, sqaroi policia
Nga ngjarja ke mbetur i dëmtuar rëndë dhe është transportuar për në Spitalin e Sarandës shtetasi Hamit Arapi, i cili më pas është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak Tiranë ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Nga Seksioni Kundër Krimeve ndaj Personit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë dokumentimi i plotë ligjor i këtij rasti dhe u shpallën në kërkim një 15-vjeçar si dhe 32-vjeçari Klodian Pashako, të dy lindur dhe banues në Delvinë. Po punohet për kapjen e tyre. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në kushtet e bashkëpunimit. /S.Ll/Start/
2011-10-22 11:56