Malaj: Prioriteti ynë, angazhimi në institucione
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Malaj ka rrëfyer planet e tij për të nxjerrë në pah efikasitetin e opozitës në Parlamentin e ri shqiptar.
“Më një grup ekspertësh dhe kolegësh unë po punoj për të paraqitur modelin tim në Kongresin e 29 gushtit, dhe prioriteti ynë është angazhimi në institucione. PS nuk duhet ta braktisë Parlamentin, por të japë efiçencën e saj”, ka deklaruar Malaj.
Deputeti socialist ka folur edhe për rolin e kryetarit Edi Rama pas zgjedhjeve, duke kërkuar nga ai respektimin e filozofisë që futi në PS.
“Shpresoj që Rama t’i përmbahet filozofisë së tij. Rama duhet të mbahet si njeriu që solli një përgjegjësi për humbjen dhe që nuk duhet ta zhkaravisë këtë filozofi”, është shprehur Malaj.
Më tëj, duke komentuar zgjedhjet e 28 qershorit, deputeti ka theksuar se, pavarësisht se është një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria nuk i përmbushi standardet e kërkuara nga BE.
“Këto zgjedhje do të rezultojnë një shans i humbur për standardet evropiane. Do të jetë OSBE/ODIHR që do të japë fjalën e fundit, por mund të themi se standardet nuk u plotësuan”, theksoi Malaj.