E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Rama ta përfshijë Erjon Braçen në listë për deputet

Gazeta Shqip

Solidarizimi 

arben malaj ne kuvend'Deputeti socialist, Arben Malaj, ka kërkuar dje përmes rrjeteve sociale që kreu i PS-së, Edi Rama, të jetë më i qartë në lidhje me përfshirjen e kolegut të tij, Erjon Braçe në një vend të sigurt të listave për deputet. Qëndrimi i Malajt ka ardhur pasi ka pasur zëra ditët e fundit se Braçe nuk do të jetë pjesë e listave. Heshtja nuk është opsion. Unë besoj se Erjon Braçe do të jetë pjesë e ekipit konkurrues dhe fitues të PS-së. Kontributet e tij publike e politike janë të jashtëzakonshme dhe të përhershme. Askush nuk duhet të keqpërdorë mandatin e socialistëve kundër kolegëve të tij të PS-së. PS duhet të maksimizojë energjitë pozitive, deklaroi Malaj, duke theksuar se përfshirja e Braçes do të ishte një test kredibiliteti për të gjithë listën.

Malaj: Rama ta përfshijë Erjon Braçen në listë për deputet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›