Malaj: Shqipëria duhet të ulë borxhin publik

Deklaratat e tij u bënë në Universitetin Epoka gjatë një forumi me studentët e ekonomisë së këtij universiteti. Malaj nënvizoi rrezikun e madh që vjen për Shqipërinë nga niveli i lartë i borxhit.
Sipas tij, ky është momenti kritik kur Shqipëria duhet të fillojë një strategji të uljes graduale të borxhit sovran. “Aktualisht, stoku real i borxhit publik të Shqipërisë ka kaluar nivelin 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke përfshirë këtu detyrimet e papaguara ndaj biznesit. Ky është niveli maksimal i parashikuar në marrëveshjen e Mastrihtit për vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa, për vendet si Shqipëria, Fondi Monetar Ndërkombëtar këshillon një kuotë borxhi jo më të lartë se 45%”, tha ai.
Eksperti i ekonomisë dhe ish-ministri i Financave, thotë se kushtet ku ndodhen tregjet, kosto e interesave të borxhit është e paparashikueshme, duke ju referuar edhe rasteve konkrete, si për shembull Italia. Për këtë arsye, qeveritë mund të jenë të ekspozuara ndaj goditjeve të rënda në koston e shërbimit të borxhit. /Start/
2011-11-16 13:44