Telegrame kryeministrave fqinj

Për këtë arsye, kryeministri i Shqipërisë u ka dërguar telegrame urimi homologëve të dy shteteve fqinje.
“Kam ndjekur me vëmendje përkushtimin, vizionin dhe vendosmërinë Tuaj profesionale, ndaj ruaj bindjen e thellë se përzgjedhja Juaj në krye të qeverisë, në këtë situatë delikate financiare për vendin Tuaj, do të sjellë një kontribut të rëndësishëm në kapërcimin e saj dhe në ecjen përpara me reformat e nevojshme për ta kthyer Greqinë në rrugën e zhvillimit e të modernizimit të mëtejshëm”, shkruan Berisha kryeministrit të Greqisë, Lukas Papadhimos. Më tej, Berisha shkruan se marrëdhëniet midis dy vendeve do të thellohen në të gjitha fushat.
Në telegramin dërguar kryeministrit të ri të Italisë, Mario Monti, Berisha shkruar pak e shumë ashtu sikurse i kishte shkruar homologut të tij grek, megjithëse në këtë rast thekson miqësinë e thellë të të dy vendeve. “Kam ndjekur me kënaqësi e admirim karrierën Tuaj profesionale dhe atë politike, ndaj ruaj bindjen e thellë se me përkushtimin, profesionalizmin, vizionin e urtësinë që Ju karakterizon do të sillni një kontribut të rëndësishëm në kapërcimin me sukses të situatës së krijuar si pasojë e kushteve jo të favorshme financiare në arenën evropiane dhe në rikthimin e vendit Tuaj të madh, mik e aleat i ngushtë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, në rrugën e zhvillimit e të modernizimit të mëtejshëm”, thuhet në telegram. /S.Ll/Start/
2011-11-16 15:56