Dy premtimet e përvitshme të Ministrisë së Punës

Kreu i kësaj ministrie, ka prezantuar sot në Komisionin parlamentar të Punës, Çështje Sociale dhe Shëndetësisë, buxhetin e Ministrisë së Punës, për vitin 2012, i cili sipas Kserës është më i madh i planifikuar ndonjëherë me një shifër prej 3.49 miliardë lekë, ose 3.84% e PBB dhe bashkë me të ardhurat kontributeve.
Pas prezantimit të Projekt-buxhetit të MPÇSSHB, deputetët e Komisionit bënë pyetje për elementë të veçantë, duke u fokusuar në mbulimin e nevoja të familjeve pa të ardhura, politikat specifike për rritjen e punësimit, etj. Me konsensusin e të gjithë anëtarëve të Komisionit u vendos që seanca të vazhdojë ditën e hënë. Ksera ka shpjeguar në mënyrë të detajuar financimet për të gjitha sektorët socialë në vend.
"Në krahasim me buxhetin e rishikuar 2011, projekt-buxheti i vitit 2012 ka një rritje prej 6.54% dhe, në vlerë absolute, një rritje prej 3.29 miliardë lekë. Ky Projektbuxhet mundëson realizimin e prioriteteve në fushat që Ministria mbulon për uljen e varfërisë dhe rritjen e punësimit”, theksoi Ksera.
Për sa i përket ndihmës sociale, ministri tha se numri i familjeve që të trajtohen në skemën e kësaj ndihme rezulton të jetë 104,132 familje, të cilat parashikohet të mbulohen me një fond prej 4.68 miliard lekë. /S.Ll/Start/
2011-11-16 15:04