E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj Situata me e rende se ne janar

Shefi i Shtabit te Pergjithshem te ushtrise shqiptare gjeneral Maksim Malaj ka deklaruar se forcat e armatosura po vijojne shperndarjen e ndihmave ne zonat e permbytura.

Ne nje interviste per VOA Malaj eshte shprehur se situata aktuale ne qarkun e Shkodres eshte me e rende se ajo e janarit.

Po furnizojme me ndihma popullatat e izoluara. Situatat ajo sot dhe ajo e janarit per forcat e armatosura jane te njejta. Por ajo aktuale eshte me e rende. Megjithate me eksperiencen tone e kemi me te lehte per ta perballuar ka pohuar Malaj.

Sipas tij me e prekura nga permbytjet eshte zona e Dajcit nga e cila jane evakuar me shume persona.

Zona e Dajcit eshte me e rrezikuara po ashtu edhe bashkia ka nje situate me te keqe se ne janar. Por ne Dajc kemi 3 pika nga te cilat kemi edhe evakuimin me te madh ka shtuar Malaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›