E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Librazhd, plagosen rëndë pjesëtarët e një familjeje

Katër pjesëtarë të një familje janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Peshkopi pranë fshatit Togëz. Automjeti me targa të huaja ka dalë jashtë rruge dhe për pasojë janë aksidentuar rëndë Besim Koxha, Petrit, Edi dhe Blerina Koxha, të katër pjesëtarë të një familjeje. Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit ku ndodhen edhe në gjëndje të rëndë. Policia e cila ndodhet në vendngjarje po bën të mundur zbardhjen e shkakut të aksidentit por mendohet se shkak të ketë qënë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›