E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Të zbatohet statuti, pas zgjedhjeve të humbura kryetari largohet

Pas Ben Blushit, një tjetër eksponent i spikatur i Partisë Socialiste pranon se kjo forcë politike dështoi në zgjedhje. Arben Malaj, anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste ka deklaruar në një intervistë për Radio Europa e Lirë së tashmë forca më e madhe politike e opozitës duhet të respektojë statutin esaj. Nuk mund ta anashkalojmë ka thënë ai se koalicioni i Partisë Socialiste nuk funksionoi si i tërë. Malaj pranon se kryetari Rama ka sjellë mjaft ndryshime në parti, por afro 20 ditë pas zgjedhjeve ai pohon se filozofia e kryetarit nuk funksionoi plotësisht. Në fushatën për zgjedhjet e 28 qershorit PS duhej të kish pasur më shumë bashkëpunim me aleatët e saj. Anëtari i kryesisë thotë se ka patur edhe raste tensioni nes përfaqësuesve të partisë së tij. Veç këtyre ka munguar edhe harmonia për votën e përbashkët. Tashmë sipas Malajt duhet të respektohet statuti i Partisë.
“Në vitin 2005 socialistët në statutin e tyre përfshinë një klauzolë ku thuhet se në rast se Partia nuk fiton zgjedhjet mandati i kryetarit bie”.
Malaj nuk e konsideron problem dorëheqjen e kryetarit të partisë, pasi ai mund të rikandidojë sërish, por atë e shqetëson vakumi që krijohet dhe nevoja për zgjedhje të reja.
Së fundmi Arben Malaj nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të marrë pjesë në garën për kryetarin e Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›