E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD ndëron 3 anëtarë të KRRT-së

Partia Demokratike ka ndërruar tre anëtarë të KRRT-së. Arben Qirjako, Ilir Proko dhe Kelti Kruja janë tre anëtarët e rinj, vendim ky, që u mor në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, mbledhja e parë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat edhe ditën e djeshme u bënë temë debati mes përfaqësuesve të dy forcave të mëdha politike. Në rendin e ditës ishin parashikuar 13 pika. Ferdinand Poni, përfaqësues i PD në Këshillin Bashkiak u shpreh se zgjedhjet e 28 qershorit plotësuan standartet duke e quajtur nga ana tjetër koaliciionin PD-LSI, një koalicion të Europës. Poni kërkoi largimin nga posti të kryetarit të PS dhe njëkohësisht të Bashkisë Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit se ka abuzuar me asetet e bashkisë. Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë reagimi i përfaqësuesit të PS-së, Besnik Bare, i cili akuzoi maxhorancën se në këto zgjedhje administrata u përdor për fushatë. Bare tha se zgjedhjet nuk ishin të mirëpritura për shqiptarët dhe se kjo qeveri nuk e meriton të qeverisë këtë vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›