100-vjetori i pavaresise Berisha ben thirrje per investime te medha. Godina e parlamentit dhe stadiumi i ri ambicia kryesore
Kryeministri Berisha ka bere te ditura investimet qe do te ndermarre qeveria ne kuader te 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise. Duke folur ne mbledhjen e qeverise kryeministri Berisha ka theksuar se 100 vjetori i pavaresise se Shqiperise duhet ta gjeje vendin me nje tempull te ri te demokracise sic eshte Parlamenti. 100 vjetori i pavaresise se Shqiperise duhet ta gjeje vendin me tempullin e vete te demokracise te parametrave te arkitektures dhe te funksionalitetit me moderne theksoi Berisha duke shtuar se ndertimi i Parlamentit do te ishte vendimi me i rendesishem qe mund te merrte qeveria. Ai gjithashtu kerkoi qe te nise menjehere puna per te marre te gjitha vendimet dhe te filloje sa me pare ndertimi i Parlamentit shqiptar. Nje konkurs u be dhe le te shqyrtohen edhe njehere projektet dhe me pas keto projekte te zbatohen theksoi Berisha duke shtuar se Tirana duhet te kete ndertesen e re te Parlamentit. Gjithashtu shefi i qeverise ka bere te ditura edhe investimet e tjera qe do te ndermerren nga qeevria shqiptare ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise sic ai i ndertimit te nje stadiumi kombetar modern. Gjithashtu Kryeministri Berisha kerkon ridimensionalizimin e figures historike te e Ahmet Zogut ne kuader te 100 vjetorit te shpalljes se pavaresise 28 nentor 1912. Pa mbreterine pavaresia do te kishte qene nje akt iluziv dhe i paqendrueshem- deklaroi ne mbledhjen e sotme te qeverise kryeministri Berisha
Ja edhe fjala e plote e mbajtur sot nga kryeministri ne hapje te mbledhjes se qeverise
Si kryefjale te kesaj mbledhjeje une kam zgjedhur 100 vjetorin e pavaresise se shtetit shqiptar. Kjo eshte ngjarja me e madhe e viteve qe vijne dhe ne do te bejme cdo perpjekje qe ky 100 vjetor te shenoje ndryshimin me te madh te mundshem te ketij vendi.
Kam menduar qe ky 100 vjetor te jete i prekshem ne te gjitha qytetet dhe komunat e vendit. Ne Tirane mendoj se ndertimi i parlamentit do te ishte vendimi me i rendesishem qe mund te merret. 100 vjetori duhet ta gjeje kete republike me tempullin e vet te demokracise te parametrave te arkitektures e te funksionalitetit me modern. Ndaj le te nise puna menjehere per te marre te gjitha vendimet dhe filluar sa me pare ndertimin e parlamentit per te cilin u be nje konkurs por te rishqyrtohen edhe nje here projektet te fillohet pa humbur kohe me projektin e zbatimit. Tirana duhet te kete ndertesen e re te parlamentit nje ndertim modern funksional te denje per Shqiperine 100 vjecare.
Ndertimi i dyte modern dhe i madh do te jete jo ne fushen e institucioneve zyrtare por do te jete stadiumi me modern i kryeqytetit. Jane me qindra e mijera fansa tifoze te cilet bejne energjine e vertete me te paster te futbollit shqiptar dhe qe kerkojne qe kryeqyteti i vendit te tyre te kete nje stadium te parametrave me modern. Nuk mund te mos merret parasysh kerkesa masive e tyre nuk mundet qe ata te cilet me entuziazmin e tyre jane faktori kryesor i dinamizmit te ndeshjeve te mos perfillen dhe ata jane nje shumice e madhe. Ndaj Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve te shqyrtoje te gjitha variantet e mundshme por ne 100 vjetorin e pavaresise duhet qe kryeqyteti te kete nje nga stadiumet me moderne.
Ne kremtimet e ketij 100 vjetori do te kete edhe fanfara por me shume do te kete vepra publike. Vlora detyrimisht do te kete investime te rendesishme per ta pritur 100 vjetorin me tere meriten e saj. Ndaj duhet te nise puna me autoritetet vendore per te percaktuar investimet kryesore qe do te behen ne kuadrin e 100 vjetorit.
100 vjetori i pavaresise do te pritet e shoqerohet me investime te vecanta per cdo bashki e komune te vendit. Investime qe do te adresohen ne vepra dhe objekte qe realizojne ndryshimin me te madh rruge unaza vepra te tjera. Eumlshte e domosdoshme qe buxheti te orientohet drejt ndryshimit me te madh te mundshem te vendit ne kuadrin e 100 vjetorit te pavaresise.
Per kete qellim do te ngrihet nje komision qeveritar i cili do te percaktoje ne teresi veprat qe do te ndertohen ne kuadrin e 100 vjetorit te pavaresise. Ky eshte edhe nje akt madhor mirenjohjeje ndaj eterve te pavaresise se ketij vendi te cilet ne kushtet e nje qendrimi te pandershem ndeshkues antishqiptar te shumices se fuqive te asaj kohe qe me vendimet e tyre por edhe me ushtrite e flotat e tyre realizuan nje nga padrejtesite me te medha ne Europe qe ishte copetimi barbar i trojeve shqiptareve dhe trungut te kombit shqiptar ne nje kohe qe shqiptaret kudo ishin nje vazhdimesi etnike dhe gjeografike nuk ishin askurrkund enklave ne nje territor dhe ne asnje vend keta burra trima e te vendosur shpetuan ate qe mund te shpetohej shpetuan Shqiperine dhe shpallen pavaresine per te kaluar me vone pothuajse nje shekull gjer ne vendimin e Gjykates Nderkombetare te Hages vendim i cili beri lsquonul and void zeroi te gjitha traktatet e copetimit dhe padrejtesive qe renduan mbi shqiptaret ne menyren me te pandershme. Ismail Qemali dhe themeluesit e tjere te pavaresise se Shqiperise me aktin e tyre u provuan shpetimtare te kombit sepse ne qofte se do te lihej pa nje qendrese te organizuar dhe nje vendim politik te kthjellet edhe Shqiperia do te shnderrohej ne principata te ndryshme qe do afilionin ne njerin shtet apo shtetin tjeter. Fale vendosmerise burrerise e trimerise se tyre Shqiperia shpalli pavaresine kaloi nepermjet tronditjeve te medha dhe se fundi u konsolidua si shtet ne rrugen e mbreterise.
Ne kete kontekst ridimensionimi i figures dhe personalitetit te mbretit Zog eshte nje kusht moral i madh per te vendosur te verteten historike ne piedestalin qe meriton. E verteta historike eshte se ai erdhi ne pushtet me zgjedhje. Ai erdhi me zgjedhje per te shpetuar vendin e tij por Ballkani i mbreterive nuk mund te toleronte regjime demokratike te zgjedhura. Ndaj e minuan nga te gjitha anet per tu rikthyer pastaj dhe vendosur mbreterine ne kete vend. Theksova kete moment se pa mbreterine mbase pavaresia do te kishte qene nje akt iluziv i paqendrueshem. Duhet te jemi te vertete. Ishte Zogu I mbreti i pare i shqiptareve ai qe beri qe pavaresia te realizoi qellimin e saj shtetin e ri e te pavarur te Shqiperise. E nisi si republike i nderhyne me pyka dhe te tjera por tregoi trimeri e vendosmeri te madhe dhe hodhi themelet e nje shteti shqiptar me te njejtat standarde ne mos edhe me te mira sesa simotra te tjera mbreteri ballkanike. Te mos mendojme se ne keto kurora kishte nje lulezim te vertete te normave dhe standardeve demokratike. Shpesh here i gjykojme dhe vleresojme gjerat ne menyre iluzive. Mbreteria shqiptare ishte nje mbreteri qe pavaresisht nga problematikat e oborreve te cilat kane qene te perjetshme konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar. Ndaj ne kete kuader eshte e domosdoshme qe krahas nderimit te vepres se pavdekshme te eterve te pavaresise se vendit nje ridimensionim i rolit historik te Zogut te I.
...