E Diel, 1 Nëntor 2026

Lobingu i Shqipërisë në OKB po orientohet nga vota në bllok e vendeve islamike

Zv/kryeministri Ilir Meta u bën thirrje vendeve të OKI-t të votojnë kundër rezolutës serbe si dhe të nxitojnë për të njohur pavarësinë e Kosovës, si kontributi më i mirë për stabilitetin e rajonit


Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Ilir Meta u ka bërë thirrje vendeve të organizatës së konferencës islamike të votojnë kundër rezolutës serbe më Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York . Në një takim me përfaqësues të OKI-t, takim i kërkuar nga vetë Meta, shefi i diplomacisë shqiptare mbajti edhe një fjalim për njohje të tjera të Kosovës. "Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i hap rrugë të reja Kosovës” theksoi në fjalim Meta duke shtuar se statusi i Kosovës është një kapitull i mbyllur tashmë. Ai gjithashtu theksoi se bisedimet Kosovë-Serbi tashmë do të bëhen për çështje praktike dhe jo më për pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë Zëvendëskryeministri Ilir Meta ka ndërmarrë një fushatë lobuese kundër rezolutës serbe për Kosovësn e cila pritet të shqyrtohet nesër në A Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›