Kullat e Edvinit tek Liqeni megakorrupsioni qe sdo lejohet te harrohet
Partia Demokratike ka reaguar serish sot per megakorrupsionin e ndertimit te nje sere kullave 30 kateshe ne mjediset e Parkut te Liqenit duke terhequr vemendjen qe te mos hiqet vemendja nga nje afere qe tashme eshte edhe e dokumentuar.
Ja edhe deklarata e plote per mediat e kryetarit te PD-se per degen e Tiranes Aldo Bumci
Edvin Kristaq Rama Mister 20 perqindeshi apo kapoja i bllokmeneve te rinj po ushtron dhune dhe terror mbi mediat qe ai kontrollon duke ju kerkuar atyre te fusin ne these pallatet 30 kateshe tek diga e Liqenit me te cilat ai nepermjet lepurit te tij ne shkembim te lejes se ndertimit dhe planit te zhvillimit ishte bere aksioner me 20 te ndertimit pra me sakte i fitimit prej 100 milione euro ne vetem njeren kontrate.
Partia Demokratike denon edhe njehere kete megakorrupsion te dokumentuar te Mr. 20 apo kapos se bllokmeneve te rinj si majen e ajsbergut te korrupsionit te tij me lejet e ndertimit.
Dokumentet zyrtare kane faktuar se 1-Kerkesen ne KRTSH per ndryshimin e destinacionit e ka bere vete Mr.20 dhe ne kete kerkese nuk ka paraqitur asnje plan ndertimi dhe zhvillimi 2-Lepuri i Edvin Rames partneri i tij me i ngushte eshte bere aksioner ne kompanine Vizion Construction me 20 vetem duke marre persiper planin e zhvillimit dhe lejet e ndertimit 3-Mbi bazen e kesaj kontrate Mr.20 ka hartuar planin e zhvillimit te zones me ndertime 30-35 kate sepse vetem keshtu 20 i tij vetem ne njeren kontrate arrinte ne 100 milione euro. Zoti 20 perpjekjet tuaja per te futur ne thase kullat 35 kateshe jane qesharake dhe donkishoteske. Dokumentet ju faktojne si strumbullar kryesor i korrupsionit ne Shqiperi por ndoshta edhe ne Europe.
Biznesmeni Selmanllari konfirmon tek noteri deshmine e tij kunder kryebashkiakut Edi Rama
Biznesmeni Rrahman Selmanllari nuk eshte mjaftuar me rrefimin dhe deshmine e tij perpara grupit te prokuroreve dy dite me pare lidhur me akuzat publike te deputetes demokrate Albana Vokshi per rryshfetin qe Edi Rama i ka kerkuar firmes se bashkeshortit te saj Arjan Tartari nepermjet shtetasit Dritan Avllaj. Noterizimi i deklarates vjen nje dite pasi mediat e Edvinit manipuluan me deshmine duke e paraqitur ate si nje deshmi qe konfirmonte nje marredhenie normale biznesi. Tashme duhet pritur edhe reagimi formal i institucionit te akuzes megjithate ka pak gjasa qe Prokuroria te nxjerre ceshtjet e veta investigative ne pazarin e piset te mediave te kryebashkiakut. Noterizimi i deshmise se Rrahman Selmanllarit eshte kryer sot ne zyren e noteres Mimoza Sadushi.
...