E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Malaj: Zero taksa për biznesin e vogël deri në 2029-ën

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Rreth 90% e bizneseve që operojnë në vend do të vijojnë të kenë zero taksa deri në vitin 2029.

Ministri i Financave, Petrit Malaj i cili vizitoi sipërmarrjen e vogël të një qytetari në Lushnjë, theksoi se prioritet mbetet krijimi i kushteve të favorshme për biznesin e vogël që kontribuon çdo ditë në përmirësimin e ekonomive lokale.

“Në biznesin e vogël të Genc Syziut, një sipërmarrës i suksesshëm që prej vitesh ka ngritur një klientelë besnike, falë cilësisë së produkteve të pastiçerisë dhe bukës. Prioritet i punës sonë mbetet krijimi i kushteve të favorshme për biznesin e vogël që kontribuon çdo ditë në përmirësimin e ekonomive lokale. Do të vazhdojmë të mbështesim këtë kategori, e cila përbën rreth 90% të bizneseve, me politikën që deri në 2029 do të jenë me taksa zero”, deklaroi ai.

Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT, treguan se në fund të 2023-shit, ishin 117.292 ndërmarrje ekonomike aktive në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Ndërmarrjet me 1 deri në 4 të punësuar zunë 28% të të punësuarve gjithsej, të cilët realizuan 15,4% të shitjeve neto dhe përbënë 86,1% të ndërmarrjeve aktive.

1 nga 5

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›