Vetëm 234 persona rimorën patentën pas humbjes së pikëve

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri të ditur sot se, nga 1813 riregjistrime pas humbjes së të gjitha pikëve të lejes së drejtimit, vetëm 234 persona i kanë rifituar lejen e drejtimit, ose 12,9%.
“Rikthimi në autoshkollë është e vetmja alternativë për ata që ne i konsiderojmë kontingjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë”, thekson DPSHTRR.
DPSHTRR apelon drejtuesit e mjeteve të respektojnë normat e qarkullimit rrugor, sepse nëse humbasin të gjitha pikët, do të rikthehen në autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitojnë patentën.

/r.e/