Kontrolli i naftes qeveria pergatit koncesionin

Një vendim i qeverisë, i cili nuk u publikua në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, pritet të japë me koncesion shërbimin e kontrollit të cilësisë së naftës, pasi një kompani e huaj ka bërë një “propozim të pakërkuar”, informoi e përditshmja “Shqip”, në numrin e saj të ditës së shtunë.
Vendimi nr. 609 u miratua në mbledhjen e qeverisë më 24 gusht, por nuk u publikua te Keshilliministrave.al, siç publikohen të gjitha vendimet e tjera të qeverisë, ndërsa doli në Fletoren Zyrtare pak ditë më parë.
“Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurës ligjore për dhënien me koncesion të shërbimit të markimit dhe monitorimit të karburanteve në Republikën e Shqipërisë është Ministria e Financave”, – thuhet në vendim, i cili i jep kompanisë "Global Fluids International", një NaftaShqipëria konfirmon: Greqia kërkon naftë në Jon Greqia kërkon naftë në Jon bonus 6 për qind në një tender formal që kryhet në këto lloj rastesh, para se kompania të shpallet zyrtarisht fituese.
Kontrolli i cilësisë së karburanteve që shiten në tregun shqiptar deri më sot është kryer nga Inspektorati Qendror Teknik, një institucion në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, e cila aktualisht drejtohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Por, vendimi i qeverisë ia ngarkon dhënien e koncesionit jo më Ministrisë së aleatit LSI, por Ministrisë së Financave.
Koncesionet e pakërkuara
Biznese të tilla fillojnë kur një biznesmen identifikon një mundësi për t’i ofruar një shërbim qeverisë, edhe pse kjo e fundit nuk ka shtruar ndonjë kërkesë. Kompania hyn në një tender formal, ku në të gjitha rastet, teorikisht duhet të marrin pjesë edhe kompani të tjera të interesuara, por që gjithmonë fiton kompania e parë.
Privatizimi i Inspektoratit Qendror Teknik qe njoftuar paraprakisht nga një prej këshilltarëve të kryeministrit dhe vetëm pak ditë më vonë mbërriti edhe VKM-ja.
Kompania ‘Global Fluids International’ është një kompani austriake e listuar në bursë si “Penny Stock” (kompani, aksionet e së cilës kushtojnë pak cent). Sipas faqes së saj në internet, ajo ka aktivitet në Uganda, Meksikë dhe Europë.
Qeveria nuk ka publikuar ndonjë analizë mbi situatën e sektorit të kontrollit të cilësisë së naftës si dhe përfitimeve e kostove të mundshme që do të krijohen nga ky privatizim.
Shteti i privatizuar
Qeveria shqiptare ka privatizuar përmes koncesionit të pakërkuar, edhe disa funksione të tjera të rëndësishme, si shërbimin e prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit, shërbimin e prodhimit të pullave fiskale, shërbimin e kontrollit teknik të automjeteve etj.
Facebook Sondazh
Cilesia e karburanteve, realisht nje problem per konsumatoret?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_437'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(437); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Borxhi, interesat e bonove të thesarit ulen
Vendimi i Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit për lekun shqiptar solli efektet e para këtë javë, kur interesat e bonove të thesarit të qeverisë u reduktuan, informoi e përditshmja “Shqip”, të shtunën. Bruksel, bisedime për krizën e borxhit
Ministrat e Financave të eurozonës po zhvillojnë një takim për të diskutuar mbi krizën e borxhit, i pari i një serie samitesh që do të mbahen në Bruksel në ditët e ardhshme. BB: Politika dënon ekonominë
Drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë, Ksenia Lvovski komenton në një intervistë për Top Channel, raportin e sapopublikuar "Si të bësh biznes" dhe gjetjet e tij kryesore për Shqipërinë. Amnistia për bizneset
Zëvendësministri i Financave, Alfred Rrushaj, thotë pas 3 muajve të parë të dobët, procesi i amnistisë ka hyrë në një fazë të re, ku interesi për të përfituar po vjen në rritje, sidomos nga individët. Përçarja franko-gjermane, bursat në rënie
Bursat botërore kanë rënë gjatë ditës nga frika se liderat e vendeve të Eurozonës nuk janë të bashkuar në planin që duhet të shpëtojë ekonominë e përbashkët nga futja në krizë.
Lajmet kryesore
Grabitësi vret një person
Tiranë, pronari e zbuloi, e qëllon me plumb në kokë
Lavitola, Meta padit “La Repubblica”
Orët e fundit të marinarëve turq
Berisha përuron rrugën e Labinotit
Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja