Malaj i pavarur në Vlorë, KQZ merr në shqyrtim kërkesën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë sot në shqyrtim kërkesën e Arben Malajt për të kandiduar i pavarur në qarkun e Vlorës.
Zëdhënësja e KQZ-së deklaroi dje se janë 3 kandidatë të mbështetur nga zgjedhësit, Dritan Prifti për qarkun e Fierit dhe Laureta Gjoni dhe Arben Malaj për qarkun e Vlorës.
Sipas saj ndërsa kërkesa e dy të parëve është miratuar nga KQZ-ja kërkesa e Arben Malajt do të shtyrtohet në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Ndërkohë, 14 maji është afati që KQZ do të miratojë apo refuzojë listat shumëemërore për deputetë të dorëzuara nga koalicionet dhe partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Sipas KQZ-së është duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandididimit për të gjitha partitë që kanë depozituar lista shumemërore.