Rama në Danimark, takim me kryeministrin dhe me shqiptarët
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ndodhet sot në Danimarkë, ku do takohet me kryeministrin e këtij vendi.
Në këtë vizitë Rama shoqërohet nga deputetët Ditmir Bushati e Ermonela Felaj.
Me anë të një mesazhi të shkurtër në Twitter, Rama është shprehur do të takohet me shqiptarët në Kopenhagen për të diskutuar për Partinë Socialiste.
Me shqiptarë në Kopenhagen.Një demokrat:Kurrë me këtë PD! Listë besnikësh qorra dhe tradhëtarësh pa din e iman! Vetëm PS:-) #RILINDJE shkruan Rama.
Kryesociaisti Rama është duke zhvilluar disa takime në vende të ndryshme për t`u takuar me shqiptarët dhe për t`u perzantuar atyre programin e PS-së për një rilindje shqiptare. Vetëm pak ditë më parë Rama ishte në Austri.