E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj pro 3 ligjeve Te votohen dhe te hyjne ne fuqi me 2014

Deputeti socialist Arben Malaj ka reaguar në rrjetin social facebook për vizitën e komisionerit Fyle në Tiranë. Deputeti Malaj ka kërkuar që të votohen tre ligjet me përmirësimet përkatëse dhe të hyjnë në fuqi në Janar të vitit 2014.
Sipas deputetit socialist dështimi I ripërsëritur edhe pas kësaj vizite, mund të ketë kosto më të rënda dhe afatgjate për zhvillimet politike e sociale në vend.
Për socialistin Malaj duhet të përdoret në maksimum mundësia që vjen me komisionerin Fyle, në të kundërt, nuk do të dështojë vizita e tij, por politika shqiptare.
Deputeti Malaj i bën thirrje të gjitha partive politike të fokusohen gjatë kësaj vizite, tek opsioni i zgjidhjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›