E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj refuzon te jete pjese e listes ne Kukes

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste Arben Malaj, refuzon të jetë pjesë e listës së deputetëve në Kukës, pas vendimin politik të lidershipit socialist për ta deleguar atë në këtë Qark. Në reagimin e tij, në një rrjet social, Malaj ka dalë hapur kundër vendimeve të propozuara dhe mbështetura fort nga kryetari Edi Rama. Malaj shprehet se ka mirëpritur vendimin për të qenë delegat i kryesisë së partisë në Qarkun e Kukësit, por në asnjë rast nuk do të synojë dhe nuk do të pranojë të jetë pjesë e listës së deputetëve në këtë Qark. Malaj argumenton vendimin, duke thënë se lista proporcionale e bën të domosdoshme përfaqësimin e qarqeve me deputetë që kanë lidhje më të fortë me votuesit e zonës. Zyrtari i lartë socialist, e sheh veten të pashkëputshëm nga Vlora dhe elektorati i saj. Në këtë aspekt ai thotë se nuk do të shkëputet asnjëherë nga ky Qark.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›