Plepa-Kavaje rruga e vdekjes

Rruga Plepa-Kavajë mbetet një nga segmentet më problematike në vend, për shkak të shpeshtësisë së aksidenteve që ndodhin në të. Aksidenti me i fundit ndodhi mbrëmjen e së martës me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve. Jo pak herë ky aks është trajtuar në kronikat televizive edhe për shkak të zvarritjes së punimeve për ndërtimin e saj nga firmat kontraktuese, mungesës së sinjalistikës, ndriçimit apo edhe trafikndarëses, duke u kthyer në një shqetësim për drejtuesit e mjeteve.
Një ndër arteriet kryesore të vendit, në të gjithë gjatësinë e saj vihen re mungesa e mureve mbrojtëse dhe për më tepër syri nuk të zë asnjë tabelë treguese me shpejtësinë që duhet të udhëtojë një drejtues, sinjalistikë për këmbësoret, apo të paralajmërohet nëse ka të bëjë me një rreth rrotullim, kantier punimi apo me një kthesë.
Por ndërsa përballemi me tragjedinë në përmasa të mëdha nga aksidentet rrugore, segmenti Plepa-Kavaje, ndërtimi i së cilës pritet të garantojë një udhëtim me standarte të larta, jo vetem qe nuk i permbush keto standarte, por po ecën me ritme shumë të ngadalta.
Megjithëse në hyrje dhe dalje të ketij segmenti është hedhur një shtresë asfalti, elementet e sigurise teknike ne rruge ende nuk jane vendosur, ku me ritmet që po ecet aktualisht përfundimi i punimeve duket ende shume larg