Malaj takim me fermerë në Lushnjë

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj si dhe kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa u takuan sot me fermerë të zonës së Thanës dhe Fier-Sheganit.
Ministri Malaj bëri të ditur se me banorët diskutuan për skemat mbështetëse në bujqësi dhe politikat që do të çonin në rritjen e sipërfaqeve dhe diversifikimin e mbjelljes së kulturave.
“Bashkia do të vijojë të mbështesë këtë zonë me projekte të ndryshme infrastrukturore në dobi të komunitetit dhe për t’i dhënë më shumë zhvillim”, tha Malaj.
Qeveria po mbështet këtë vit me një buxhet prej 15 miliardë lekësh sektorin e bujqësisë. Me anë të tij do të mundësohet financimi i politikave si zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë, siguria ushqimore, zhvillimi i qëndrueshëm i peshkimit dhe ekonomisë blu dhe zhvillimi i kapaciteteve administrative dhe institucionale, bashkëpunimi i aktorëve, inovacioni dhe digjitalizimi.
1 nga 5/r.e/