Malaj: Brenda marsit nis shpërndarja e pullave fiskale

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se brenda muajit mars do të fillojë shpërndarja e pullave fiskale.
Në një intervistë në medie, Malaj tha se duke punuar me Shoqërinë e Letrave me Vlerë për të konkluduar mbi elementët e sigurisë që do të aplikohen në këto pulla fiskale.
“Ministria e Financave i ka ndjekur me kujdes shqetësimet e ngritura nga disa operatorë ekonomikë. Ministria e Financave është duke punuar me Shoqërinë e Letrave me Vlerë për të konkluduar mbi elementët e sigurisë që do të aplikohen në këto pulla fiskale, brenda muajit mars ne do të fillojmë me shpërndarjen e pullave fiskale tek të gjithë ata operatorë që duan të pajisen me këto pulla fiskale”, tha Malaj.
Qeveria shqiptare vendosi të mos e rinovojë kontratën koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale.
Që prej 1 janarit të këtij viti, pulla fiskale si letër me vlerë është monopol shtetëror dhe do të prodhohet dhe shpërndahet nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë.
/r.e/