Shkëmbim të dhënash me administratën tatimore suedeze

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj po zhvillon një vizitë pune në Stokholm (Suedi), me ftesë të homologut të tij, Katrin Westling Palm.
Binaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për përdorimin e të dhënave të shkëmbyera me ekipin drejtues të administratës homologe.
Po ashtu, palët u ndalën në ecurinë e deritanishme të projektit të bashkëpunimit për kontrollin tatimor, menaxhimin e riskut dhe borxhit, përmirësimin e shërbimit ndaj tatimpaguesve, apo hetimin tatimor.
“U diskutua gjithashtu për vizione, strategji dhe planet për të ardhmen në përpjekjen e përbashkët për të ndihmuar në zhvillimin e shoqërive respektive”, tha Binaj.
1 nga 4/r.e/