E Diel, 1 Nëntor 2026

I mituri i ve zjarrin shtepise duke luajtur me cakmak

Në apartamentin në katin e tretë të një pallati, ka rënë zjarr brenda është edhe një fëmijë i mitur.

Shihni se çfarë heq kjo zjarrëfikëse për të kaluar në rrugicat e ngushta, labirinthi i të cilave ngushtohet e vështirësohet akoma më tepër nga parkimet e automjeteve.

Zjarrfikësja është dorëzuar, për fatin e mirë një tjetër para saj ka mundur të gjejë shtegun për t’ju afruar banesës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites në afërsi të Tregut Elektrik në rrugën “Ali Demi”, por është një situatë që përsëritet shpesh në Tiranë.

I mituri që ndodhej i vetëm në banesë ka mundur të dalë.

Sipas policisë, shkak për zjarrin ka qenë loja me çakmak e të miturit, i cili ka qenë vetëm në banesë.

Dëmi i shkaktuar dhe përhapja e shpejtë e flakëve, kanë shtuar dyshimet që në banesë të ketë patur edhe ndonjë rrjedhje gazi. Fatmirësisht nga flakët nuk ka patur të lënduar në njerëz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›