E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të huajt i sollën simulimet në Premierligë

Futbollistët e huaj janë përgjegjës për profilizimin e simulimeve në Premierligën angleze, sipas ish sulmuesit të Chelseat dhe Norvegjisë, Tore Andre Flo. Menaxheri i Stoke Cityt, Tony Pulis kritikoi ashpër sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez duke e akuzuar atë për “mashtrim”.

Pulis bëri thirrje për suspendimin e uruguaianit dhe gjithë të tjerëve që janë fajtor të simulimeve. Kurse, ish sulmuesi i Liverpoolit, Michael Owen ka fajësuar futbollistët e huaj për kulturën e simulimeve. Flo, i cili erdhi në Chelsea më 1997 nga Brann Bergen dhe kaloi tre sezone me gjigantin londinez para transferimit në Rangers në Premierligën skoceze pajtohet me Owenin.

“Mendoj se ndoshta nuk është kulturë angleze të simulohet gjatë ndeshjeve të futbollit. Mendoj se kjo vjen nga shtetet tjera edhe pse janë disa anglez që rrëzohen lehtë por prapë më tepër vjen nga të huajt. Liga angleze është ajo ku ndodh gjithçka. Edhe pse së fundmi është folur shumë për Premierligën mendoj se më tepër simulime ka në ligat tjera”, u shpreh Flo për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›