Malaria cdo dite vret 2 mije femije

Malaria është shkaku i tretë i vdekshmërisë së fëmijëve. Vlerësohet se rreth 800 mijë persona vdesin çdo vit për shkak të kwsaj sëmundjeje.
90% e rasteve është verifikuar në Afrikë, ku malaria shkakton rreth një të gjashtën e të gjitha vdekjeve të fëmijëve.
“Edhe në Ditën Botërore kundër kësaj sëmundjeje, që kujtohet të hënën, 2 mijë fëmijë vdesin për shkak të pickimit të mushkonjës dhe ky fenomen ndodh çdo ditë”, deklaroi Anthony Lake, drejtori i përgjithshëm i UNICEF.
“Kemi masa efikase për të luftuar këtë sëmundje dhe duhet t’i përdorim për të shpëtuar jetë”, shtoi ai.